Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi paraqitet në SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi, është paraqitur për herë të tretë në Prokurorinë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku po zhvillohet një hetim ndaj saj.

Gjatë paraqitjes në godinën e SPAK ajo ka ngatërruar edhe derën, duke u futur fillimisht në hyrjen e GJKKO, para se të dilte sërish për të shkuar drejt hyrjes së prokurorisë.

Bufi është paraqitur para prokurorëve edhe në maj e qershor.

Majlinda Bufi është kallëzuar në SPAK nga PD për dy vepra penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Sipas kallëzimit, kryebashkiakia ka kryer me dashje dhe personalisht gjatë fushatës zgjedhore shkelje të rënda kundër punonjësve të administratës publike për t’i penguar ata të votojnë lirisht, shkelje si kërcënime, presione dhe shantazhe./e.t

Të fundit

Woody Allen thotë se Donald Trump ishte ‘një aktor shumë i mirë’

Allen, i cili e drejtoi Trump-in në filmin "Celebrity" të vitit 1998, shton se nuk pajtohet me politikën e...

Shkrepset e idjotëve që do t’i vënë flakën botës

Leonard Veizi Botën nuk do ta shkatërrojnë as meteorët, as cunamet, as ndonjë supervirus i krijuar në laboratorin e rradhës që do na e shesin...

4 shtator 1972: Tre hajdutë vjedhin 18 piktura nga Muzeu i Montrealit

Në orët e para të mëngjesit të 4 shtatorit 1972, tre hajdutë të armatosur dhe të maskuar hynë në Montreal Museum of Fine Arts...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

Lajme të tjera

Web TV