Një “Stolpersteine” për Gazën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Namir Lapardhaja

Nëse ecën nëpër rrugët e qyteteve gjermane dhe shikon në trotuar një pllakë të vogël në ngjyrë argjendi, të vendosur mes gurëve të sheshtë, ndoshta para një ndërtese të zakonshme, ke përballë vetes një histori që ka shumë për të treguar, ke të bësh me një jetë të ndalur nga padrejtësia e dhunës dhe e vrasjes.

Këto pllakëza përkujtimore quhen “Stolpersteine” – gurë për t’u penguar – dhe janë vendosur për të kujtuar ata që u zhdukën në errësirën e Holokaustit.

Në to gjenden emra hebrenjsh, romësh, intelektualësh të persekutuar, njerëz me bindje të tjera, që dikur jetonin në këto rrugë si çdo qytetar tjetër, derisa një ditë u morën nga regjimi nazist dhe nuk u kthyen më.

Por këto pllaka nuk flasin vetëm për të kaluarën.

Ato na vënë përballë një pyetje që nuk vjetërohet kurrë:

A na ka shërbyer historia për të nxjerr mësim?

Sepse ndërsa ecim mbi kujtimin e viktimave të një gjenocidi të shekullit të kaluar, në vitin 2025, para syve të botës, një tjetër popull po zhduket nga faqja e dheut, duke u trajtuar në mënyrë çnjerëzore.

Në Gaza, qindra mijëra jetë civile janë zhdukur nën bombardime, urinë e qëllimshme, ndërprerjen e ujit, zhvendosjen e dhunshme.

Fëmijë pa varre, familje pa shtëpi, njerëz pa zë.

Ashtu si dikur, edhe sot, gjithçka nis me mohimin e të drejtës për të qenë njeri dhe përfundon me heshtjen e varrit pa emër.

“Stolpersteine” janë aty për të na kujtuar emrat që u zhdukën pa gjurmë.

Por Gaza është ende pa pllakë.

Emrat e atyre që po vriten sot duke pritur në radhë për një thes miell, nuk janë ende gdhendur në gur.

Lexo edhe :  Teksa Netanjahu e lë Gazën të vdesë urie, bota po i kthen shpinën – dhe ai e di këtë

Por do të jenë.

Nëse jo sot, nesër. Nëse jo në rrugët e Gazës, do të jenë në ndërgjegjen e brezave.

Sepse historia nuk harron asnjëherë viktimat, por gjykon ata që heshtën./e.t

Të fundit

BIRN: Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

Zyrtarët e lartë aktualisht nën akuzë për veprën penale të korrupsionit si ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Ilir Meta apo...

Vetëdeklarimi i adresës së banimit, detyrim online në e-Albania nga kryefamiljari

Çdo qytetar me vendbanim apo vendqëndrim në Shqipëri ka detyrimin të bëjë vetëdeklarimin e adresës së banimit nëpërmjet e-Albania. Por me qëllim vërtetimin e adresës...

Ministri serb në gjendje të rëndë, Vuçiç: S’ka dorëzim

Ministri i Investimeve Publike dhe Kryetari i Bordit Ekzekutiv të Partisë Nacional Socialiste Serbe, Darko Glisiç, u sëmur papritur këtë të martë, teksa ishte...

BE-ja pezullon tarifat hakmarrëse pas marrëveshjes tregtare me Trumpin

Bashkimi Evropian njoftoi më 5 gusht për pezullimin e tarifave hakmarrëse ndaj mallrave amerikane në vlerë prej 93 miliardë eurosh, pasi Brukseli arriti një...

Rama promovon atraksionet kulturore të Dropullit/ Udhëtime që të rrëmbejnë (FOTOT)

Bashkia e Dropullit në Gjirokastër ofron atraksione kulturore për të eksploruar për të gjithë të apasionuarit pas historisë. Kryeministri Edi Rama ka promovuar këto site...

Lajme të tjera

Web TV