Opera e Qendrës “Kennedy” shumë shpejt do marrë emrin e Melania Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Buxhetit në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA miratoi të martën një propozim për të riemërtuar sallën e operas në Qendrën “Kennedy” në nder të Zonjës së Parë Melania Trump.

Me 33 vota pro dhe 28 kundër, Komisioni votoi për të çuar përpara projektligjin që do të njohë zyrtarisht këtë sallë si “First Lady Melania Trump Opera House”. Ky veprim shihet si pjesë e përpjekjeve më të gjera të administratës Trump për të transformuar Qendrën “Kennedy” në një hapësirë kulturore më miqësore ndaj familjes.

“Zonja e Parë Melania Trump është Kryetare Nderi e Bordit të Administratorëve të Qendrës ‘Kennedy’,” u shpreh Simpson, që drejton Nënkomisionin për Buxhetin e Departamentit të Brendshëm dhe Mjedisit. “T’i vendosësh emrin një salle arti është një mënyrë dinjitoze për të njohur vlerësimin e saj për artet.”

Nëse miratohet nga Kongresi, kjo do të jetë hera e parë që një sallë në Qendrën “Kennedy” do të mbajë emrin e një anëtari të familjes Trump, një hap simbolik në një moment kur presidenti Trump po vazhdon të ndryshojë drejtimin e këtij institucioni.

Gjatë drejtimit të Trump, Qendra “Kennedy” ka anuluar ngjarje që përfshinin performanca të papërshtatshme për fëmijë (si ato me burra të veshur si gra), ka shpërbërë departamentin e debatueshëm “Ndikimi Social”, ka larguar ish-presidenten Deborah Rutter dhe ka përqafuar një axhendë me përmbajtje të krishterë.

“Ky është programim miqësor për familjen dhe do të ketë edhe më shumë në të ardhmen,” deklaroi presidenti aktual i Qendrës “Kennedy”, Richard Grenell. “Amerikanët duan të shohin më shumë përmbajtje që pasqyrojnë vlerat e tyre.”

Megjithatë, vendimi ka ngjallur reagime të forta nga artistë liberalë dhe ligjvënës demokratë, të cilët e shohin si një tjetër tentativë për të politizuar një institucion që historikisht ka qenë simbol i kulturës dhe artit amerikan./e.t

Të fundit

Fundi i luftës, fillimi i paqes: Deklarata e Potsdam-it dhe ultimatumi ndaj Japonisë

Në një Evropë të shkatërruar nga lufta dhe në hijen e ende të pashuar të Hiroshimës që ende nuk...

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në tokë, ka shkaktuar reagime dhe...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Lajme të tjera

Web TV