Alarmi: Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teherani është duke u përballur me krizë aq të madhe me ujin, prandaj 15 milionë banorët e tij mund të detyrohen të zhvendosen, kanë raportuar të enjten mediat iraniane, duke cituar presidentin e shtetit, Masoud Pezeshkian.

“Situata është serioze dhe Teherani thuajse nuk ka më ujë”, është cituar të ketë thënë Pezeshkian.

Sipas tij, nuk mund të përjashtohet mundësia e zhvendosjes nga qyteti si zgjidhje emergjente.

Irani është duke u përballur me krizë uji në më shumë se 20 prej 31 provincave që ka.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA ka raportuar se njëri prej rezervuarve më të mëdhenj të ujit mund të thahet plotësisht brenda 3-4 javëve.

Nivelet kanë rënë nën 10 për qind në shtatë rezervuarë në këtë shtet, dy diga në janë tharë plotësisht, si dhe 80 për qind e rezervuarve janë pothuajse krejtësisht pa ujë.

Ekspertë për klimën kanë thënë se furnizimet normale me ujë nuk do të jenë të mundshme edhe për dy muaj derisa shiu ta stabilizojë situatën.

Pezeshkian ka thënë se disa vjet të thatësisë janë arsye për krizën aktuale, por edhe politikat e kaluara qeveritare, në të cilat, sipas tij, është injoruar kjo krizë.

Zyrat qeveritare dhe shkollat do të vazhdojnë të jenë të mbyllura deri të shtunën, si pasojë e krizës.

Shumë fabrika janë mbyllur, gjithashtu.

Kritikët akuzojnë Qeverinë qendrore dhe administratat e provincave për keqmenaxhim.

Shumë banorë të Teheranit tashmë janë larguar nga kryeqyteti drejt provincave veriore në Detik Kaspik, të cilat nuk kanë probleme me furnizime./ REL

Të fundit

Daja i Endrit Shabanit ‘bëhet ekspert ligjesh’, letër KQZ-së: Mos prano dorëheqjet!

Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit, i cili ishte renditur i nënti në listën e mbyllur të kolicionit “Nisma...

20 mln euro, Granit Xhaka rikthehet në Premier League

Granit Xhaka bën rikthimin e bujshëm në Premier League, por këtë herë jo me Arsenal. Mesfushori shqiptar ka vendosur të mbyllë aventurën me Leverkusen,...

Kompanitë e basteve befasojnë Vllazninë, kuotat e konsiderojnë jashtë Evropës

Vllaznia do të përballet me Vikingurin këtë të enjte. Ndeshja në Islandë do të nisë në orën 20:45. Kompanitë e basteve kanë publikuar kuotat e...

Dalin detajet: gafa nga SPAK, u arrestua “fukarai” në vend të Ilir Lloshit

Gazetari Fatmir Popja ka treguar historinë e Ilir Lloshit, një qytetari të thjeshtë dhe fukara nga Elbasani, i cili u arrestua ditë më parë...

Gjendet trupi i pajetë i një burri pranë “Urës së Drinit të Zi”

Një trup i pajetë është gjetur sot rreth orës 16:00 në Kukës pranë “Urës së Drinit të Zi”. Policia bën me dije se personi...

Lajme të tjera

Web TV