Sherr për një mandat e cilësoi deputeti i zgjedhur nga 11 maji i ‘Lëvizjes Bashkë’ përplasjet Lapaj-Shabani. I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ai tha se ata nuk kishin ide dhe as në program dhe se listat e mbyllura i mbushën me njerëz të njohur.
‘Ata nuk erdhën më një ide dhe me program, po qasja e tyre ishte do thyejmë sistemin. Arsyet e tjera kanë qenë edhe forma e futjes në listat e hapura por duke mbushur ato të mbyllura me familjarët e tyre. Ata po bënin sherr se kush do ta merrte atë një mandat që morën’, tha ai.
I pyetur nëse atij iu kërkua në ndonjë moment që të heq dorë nga marrja e mandatit të deputetit, ai u shpreh jo.
‘Absolutisht jo. Arlind Qori e pati thënë që në fillim që s’do të kandidonte i pari dhe unë u zgjodha që të isha i pari në listë’, tha ai.
Teksa u ndal tek PD, Muçi theksoi se në këtë parti nuk do të ndryshojë asgjë sa kohë në krye të saj qëndron Sali Berisha.
‘PD është një parti që është pozicionuar në rehatinë e të qenit partia e parë opozitare. Ata që janë në PD e dinë se sa kohë do të jetë Berisha në krye të asaj partie asgjë nuk ka për të ndryshuar në këtë parti’, tha ai. m.p.