Lista: Kush janë 10 lojtarët më të shtrenjtë në botë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lamine Yamal është shpallur lojtari më i vlefshëm në botë, me një vlerësim marramendës prej 279.7 milionë euro, sipas analizës së fundit nga ‘Football Benchmark’. Djaloshi i Barçës ka lënë pas emra të mëdhenj të futbollit botëror

Vetëm 18 vjeç, Yamal ka bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm që nga debutimi me ekipin e parë në moshën 15-vjeçare. I rritur në akademinë legjendare të ‘La Masias’, ai është kthyer shpejt në një pikë kyçe për Barcelonën, duke fituar La Ligën, Superkupën e Spanjës dhe duke trashëguar fanellën ikonike me numrin 10, që dikur i përkiste Ronaldinhos dhe Lionel Messit.

Në ‘top 10’ lojtarët më të vlefshëm të momentit, Barça ka edhe Pedrin, i cili vlerësohet me 131.8 milionë euro, por Real Madridi dominon listën me më shumë përfaqësues.

Pas Yamal vjen Kylian Mbappe, me një vlerë prej 236.9 milionë euro, ndërsa podiumi plotësohet nga Erling Haaland i Manchester Cityt, me 182.6 milionë euro.

Jude Bellingham dhe Vinicius Junior, dy yje të Real Madridit, renditen në vendet e katërt dhe të pestë, me vlerësime përkatësisht 174.5 dhe 171.5 milionë euro. Në vendin e dhjetë është një tjetër madrilen, uruguaiani Federico Valverde, i vlerësuar me 127 milionë euro.

Lista e 10 më të vlefshmëve plotësohet nga: Bukayo Saka (Arsenal FC) – 155.7 mln €, Jamal Musiala (Bayern Munich) – 154.1 mln €, Florian Wirtz (Liverpool) – 144.1 mln €. m.p.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV