Rama mbledh sot kabinetin qeveritar, çfarë pritet të diskutohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në periferi të Tiranës, Kryeministri Edi Rama mbledh sot kabinetin qeveritar në një mbledhje të formës “retrat” me fokus realizimin e objektivave dhe reformave të nisura në terren.

Kabineti qeveritar do të raportojë lidhur me ecurinë në sektorin përkatës dhe për përmbushjen e detyrave të ngarkuara nga Kryeministria.

Mbledhja vjen në vijim të operacioneve për lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme dhe në kushtet kur ka nisur reformimi i të gjitha njësive të qeverisjes vendore.

Sipas burimeve, Rama synon që mandatin e katërt ta drejtojë përmes një faze të re zhvillimi dhe reformash në territor, me fokus Shqipërinë Evropiane.

Në këtë linjë, pritet që brenda pak javësh Partia Socialiste të mbledhë strukturat më të larta për të formalizuar drejtimin e ri politik të qeverisë./e.t

Të fundit

Shiu ‘pushton’Tiranën, qytetarët kapërcejnë rrugët e mbushura plot me ujë (Foto)

Në mënyrë krejt të papritur, moti ka “marrë kthesë” dhe sot ka rënë shi i konsiderueshëm në vendin tonë. Në...

107 aksidente rrugore vetëm në qërshor/ Kujdes nga të rinjtë “përplasen” më shumë

Në muajin Qershor 2025 numërohen 107 aksidente rrugore, nga të cilët 140 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur), sipas shifrave të...

E trishtë, ndërron jetë vajza e akademikut Rexhep Qosja

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë Edita Qosja-Rexhepi, vajza e akademikut Rexhep Qosja. Lajmin e ka bërë të ditur djali...

Efektivi i Lezhës në video duke pirë kokainë? Policia: E kemi përjashtuar prej një muaji

Policia e Lezhës ka reaguar lidhur me një video të publikuar një ditë më parë ku një efektiv policie shihej duke konsumuar lëndë narkotike...

“Jetojmë me ujë dhe sheqer”, palestinezët e dëshpëruar dynden për të marrë ushqim

Gaza po përjeton krizën më të madhe të urisë. Për herë të parë në dy muajt e fundit, kamionët me ndihma në Rripin e...

Lajme të tjera

Web TV