Pas disa orësh kërkime, polumbarët e RENEA-s kanë gjetur trupin e pajetë të 16-vjeçarit i cili u mbyt pasditen e sotme në Lagunën e Patokut.
I mituri sëbashku me shokun e tij, po 16-vjeç shkuan të notonin, kur papritur i ka marrë rrjedha dhe fatkeqësisht njëri prej tyre është mbytur, ndërsa adoleshenti tjetër është transportuar me urgjencë në spital.
Burime nga vendi i ngjarjes konfirmuan se dy shkët kishin hyrë në det për t’u larë, por duke kaluar përmes kanalit që lidh lagunën me detin ata janë marrë nga rrjedha e fortë dhe nuk kanë mundur të dalin më.
Policia e Kurbin ajo Kufitare dhe RENEA u mobilizuan në zonë për gjetjen e trupit të pajetë të të miturit. m.p.