Dëshmitë e të afërmve, fqinjëve dhe kryeplakut të fshatit Frashër të Fierit, nxjerrin një tjetër anë të vrasjes makabre të babait nga vajza dhe fshehjes së krimit nga nëna.
Kunata dhe fqinji i viktimës thonë se 56-vjeçari Anesti Rama nuk ishte fanatik, por se vajza dhe gruaja e dhunonin, e linin në dhomë më vete, pa ngrenë dhe i merrnin rrogën.
Sipas dëshmiëve të tyre për gazetarët e Report Tv në Fier, Kristaq Thano e Marsida Topi, vajza Ermalinda Rama 26 vjeç dhe bashkëshortja Valbona Rama, kishin prokurë për të tërhequr nga banka rrogën e viktimës, i cili punonte në një serë bujqësore.
Kunata e viktimës: Kishin edhe probleme, se tani çifti ka probleme në shtëpi, por edhe çupën nuk e njoh aq mirë se unë kam qenë në Delvinë. Lekët që punonte, i kishin hedhur ata të punës a nuk e di, edhe me pasaportën e tyre venin merrnin lekët. Lekët ky nuk i merrte dot në dorë, se nuk i njihte lekët, vetëm se punonte, lekë në xhep ai nuk mori asnjëherë.
Fqinji i viktimës: Faktikisht ai nuk dinte shkrim e këndim, ato e kishin bërë me prokurë që tërhiqnin lekët nga banka. Ajo që thotë vajza, që ka deklaruar se nuk i jepte lekë, janë gënjeshtra. Hani çfarë u donte qejfi vetë atyre. Unë si komshi ndonjëherë i pyesja e ushqeni apo nuk e ushqeni, se kohët e fundit ishte dobësuar shumë. I japim ushqim, thoshin, ndoshta mund t’i kishin dhe gënjeshtra. Por gjithmonë i bërtisnin.
Ndërsa vajza e dytë e viktimës së Fierit, e cila jeton në Itali dhe larg familjes, ka treguar se motra dhe mamaja i thanë që babai ishte rrëzuar në banjo. m.p.