Luciano Spalletti pas shkarkimit nga Italia: Futbolli më shkatërroi jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-trajneri i kombëtares italiane, Luciano Spalletti, ka rrëfyer një anë tjetër të vetes në një intervistë të sinqertë për ‘La Repubblica’, ku foli për ‘plagët’ që i ka lënë pas vetes futbolli dhe sidomos përjetimin e shkarkimit nga pankina e Italisë.

“Futbolli më shkatërroi jetën. E dashurova më shumë se veten. Sakrifikova njerëzit që doja më shumë për shkak të tij”, u shpreh 66-vjeçari me një ton emocional.

Spalletti nuk e fshehu se shkarkimi i fundit e ka lënë thellësisht të trazuar.

“Më shkakton pagjumësi. Mendja ime rri aty. Ndonjëherë ndihem sikur jam i lumtur, por pastaj gjithçka më rikthehet në mendje”, vijoi trajneri.

Pavarësisht epilogut të hidhur, Spalletti nuk pendohet për pranimin e sfidës.

“Nuk pendohem që pranova stolin. Kombëtarja nuk të kërkon, kombëtarja të thërret. Nuk është një zgjedhje që e bën me logjikë. Kur të thërret kombëtarja, duhet të marrësh frymë thellë dhe të jesh i gatshëm”, tha Spalletti.

Trajneri pranoi se një pjesë e përgjegjësisë bie mbi të, sidomos për mënyrën sesi u përpoq të forconte identitetin e lojtarëve.

“Gabimi im ishte në fillim, kur i shtyva shumë në pjesën e përkatësisë. U kërkova të këndonin himnin, të formonin një rreth para çdo stërvitjeje. Doja të zgjoja krenarinë që ndjeja unë, por ndoshta ishte e tepërt për ta”, vijoi trajneri.

Ai shtoi se pas eliminimit në Euro 2024 kishte ndjesinë se skuadra më në fund kishte gjetur rrugën e saj, por ishte tepër vonë.

“Pas eliminimit nga Europiani, besova se kishim gjetur rrugën tonë. Por si në fshat, kur hap një kanal për ujin, ai mund të marrë drejtimin e vet. Nëse vazhdon të gërmosh, krijon një humnerë. Plaga dhemb, edhe pse është në fazën e shërimit”, përfundoi Spalletti./e.t

Të fundit

Gramsh, deri tani 200 të evakuuar! Shteti ofron strehim me 165 çadra kampingu

Situata e zjarreve po e con Shqipërinë thuajse në një situatë të jashtëzakonshme. Deri tani raportohet se Gramshi është...

Zyrtare/ Crystal Palace përjashtohet nga pjesëmarrja në Europa League

Crystal Palace është përjashtuar nga Liga e Europës për sezonin e ardhshëm. CAS hodhi poshtë ankesën e klubit kundër përjashtimit të tyre nga Liga e...

Fushë-Arrëz, prefektja e qarkut viziton fshatrat e prekur nga zjarret

Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, ka mbërritur në fshatrat Xath e Flet të njësisë administrative Blerim, në bashkinë e Fushë-Arrëzit, aty ku janë...

Shqiptarë, kujdes! Rrahjet e zemrës shtohen dyfish këto ditë

Tirana, por jo vetëm po përvëlon nga temperaturat ekstreme të këtyre ditëve. Termometri ka shënuar 43 gradë në hije pasditen e së hënës dhe kështu...

Mali i Zi, një ushtar i vdekur dhe një tjetër i plagosur

Një ushtar i Malit të Zi ka vdekur dhe një tjetër është plagosur seriozisht si pasojë e përmbysjes së një autocisterne që po përdorej...

Lajme të tjera

Web TV