Pse barku me muskuj është gjëja më pak radikale në transformimin e Sacha Baron Cohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

nga Stuart Heritage

Ka një ritual që pothuajse çdo aktor komik e përjeton gjatë karrierës së tij. Pas vitesh – ndonjëherë dekadash – ndërtimi të një reputacioni si djaloshi i zakonshëm, anonim, i këndshëm, papritur troket Marvel-i. Dhe e kupton se do të ndash skenën me Chris Hemsworth, pranë të cilit dukesh si një përzierje mes një fije bari dhe një krimbi të dobët. Dhe ja ku përfundon: nëpër internet, i lyer me vaj dhe duke shfaqur muskujt. Që do të thotë: Borat tani ka bark me muskuj.

Sacha Baron Cohen është në kopertinën e revistës Men’s Fitness për muajin gusht. Gjoksi i fryrë, bicepsët e stërfryrë, parakrahët si thes gjarpërinjsh të gjallë. Pantallonat i ka, me përmbledhje të kujdesshme, afro 6 cm më poshtë sesa duhet. Torsi i tij duket sikur është rrotulluar në margarinë. Siç e thotë edhe vetë: “Po bëj një prezantim të fortë të krizës sime të moshës së mesme”.

E gjithë kjo, sigurisht, ka lidhje me Marvel-in. Cohen luan rolin e Mephisto-s në serialin Ironheart të platformës Disney+. Por shumica ndoshta as nuk e ka dëgjuar këtë fakt, pasi Ironheart doli pikërisht në kulmin e lodhjes së publikut nga superheronjtë, aq sa presidenti i Marvel Studios, Kevin Feige, vendosi ta promovojë filmin Fantastic Four duke premtuar se do të prodhojë më pak seriale. Por kjo është çështje tjetër.

Nga të gjithë aktorët komikë që kanë zbuluar trupin e tonifikuar në ekran, vetëm Chris Pratt ka arritur të përfitojë realisht në ekranin e madh. Që prej se zbuloi muskujt në Instagram, ka luajtur në gjashtë filma të MCU, një special për Krishtlindje dhe projekte të tjera që varen nga fiziku i tij. Në krahun tjetër kemi Kumail Nanjiani, i cili nga një skenarist me fytyrë të rrumbullakët dhe i nominuar për Oscar në 2017, u shndërrua në një trup që duket si qese me arra të ngjeshura në vitin 2019, për një rol dytësor në The Eternals. Përveç një zëri në një episod të What If…?, ai nuk është shfaqur më në universin Marvel.

Dhe pastaj kemi Sacha Baron Cohen. Mephisto i tij është shfaqur vetëm në një episod, i veshur nga koka te këmbët, dhe në një serial që s’la asnjë gjurmë kulturore. Pra, për të gjithë ata që nisin palestër për një rol te Marvel, transformimi fizik nuk është gjithmonë qëllimi përfundimtar. Për Mephisto-n mund të mos dëgjojmë më kurrë, por imazhi i Cohen me pesha në dorë, i mbuluar me dhjamë patashuqeje si notarët e Kanalit të La Manshit, do të jetojë gjatë.

Lexo edhe :  Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

E gjitha kjo është veçanërisht ironike, sepse karriera e hershme e Cohen-it bazohej në ekspozimin e trupit të tij. Kujtoni mankini-n e Borat-it dhe do ta kuptoni kontrastin. Megjithëse tani është më i hollë dhe më i formuar, diferenca më e madhe duket se është thjesht… heqja e qimeve të kraharorit.

Megjithatë, le ta shijojë këtë moment. Të paktën, Cohen është shumë vetë-ironik dhe i sinqertë, duke u tallur me veten në Instagram: “Disa të famshëm përdorin Ozempic, disa kanë kuzhinierë personalë, disa të tjerë trajnerë personalë. Unë i përdora të tre.” Dhe më tej: “Kjo nuk është AI. Jam me të vërtetë aq egoist sa ta bëj këtë.”

Nëse kjo do të thotë se po largohet nga komedia – sepse nuk ka asnjë mënyrë që Borat të veshë sërish një mankini, përveçse nëse s’ka ndërmend të rebrandohet si një divorcues i etur për vëmendje – atëherë mirë është. Midis Ironheart dhe Disclosure-it të vitit të kaluar, duket se po ecën në atë drejtim.

Dhe ky zbulim e afron Cohen-in edhe më shumë me fazën tjetër të recetës Marvel: ankesat për sa e tmerrshme është të dukesh në këtë formë. Chris Pratt e bëri – duke u ankuar se duhej të pinte aq shumë ujë, sa jeta iu kthye në makth. Kumail Nanjiani e bëri – duke festuar me histeri ditën që më në fund hëngri pak tortë. Sacha Baron Cohen do të vijojë rrugën e tyre. Përveç nëse Mephisto bëhet figurë qendrore në MCU. Në atë rast, kontrata e sponsorizimit me Veet do të jetë gati në derë.

The Guardian/ Përgatiti/ L.Veizi

Të fundit

10 gusht 1920 – Traktati i Sèvres: Fundi zyrtar i Perandorisë Osmane

Më 10 gusht 1920, në qytetin Sèvres të Francës, përfaqësuesit e Sulltanit osman Mehmed VI nënshkruan një nga traktatet...

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin ndaj Atletico Bilbaos, ku anglezët...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Lajme të tjera

Web TV