Sa fiton një ushtar rus që shkon në frontin e luftës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga raportimet më të fundit të mediave ndërkombëtare, ushtarët rusë që pranojnë të luftojnë në frontin e Ukrainës mund të fitojnë deri në 5.2 milionë rubla në vit, ose mbi 51 mijë euro.

Kjo shumë përfshin pagën mujore, bonuse shtetërore, si dhe një bonus nënshkrimi prej 1.9 milionë rubla (rreth 18.500 euro).

Këto shifra vijnë në një kohë kur ekonomia ruse po përballet me sfida serioze dhe paga mesatare mujore në vend është vetëm rreth 860 euro, ndërsa minimumi jetik është më pak se 200 euro.

Kjo e bën shërbimin ushtarak një nga alternativat më tërheqëse për burrat nga rajonet e varfra të Rusisë, përfshirë Siberinë, Dagestanin dhe pjesë të Kaukazit, raporton forbes.

Pas shpalljes së mobilizimit të pjesshëm në vitin 2022, autoritetet ruse kanë intensifikuar përpjekjet për rekrutim. Qeveritë rajonale dhe federale bashkëfinancojnë bonuse për të nxitur nënshkrimin e kontratave.

Vetëm në Moskë, gjatë dhjetë ditëve të para të prillit 2025, janë nënshkruar 993 kontrata, krahasuar me 499 në mars dhe 341 në janar, sipas të dhënave të publikuara nga mediat lokale.

Në disa rajone, pagat e mësuesve apo punonjësve civilë janë nën 450 euro në muaj, duke bërë që një vit në frontin ukrainas të ofrojë mundësi fitimi që përndryshe do të kërkonin më shumë se një dekadë punë në civil.

Ekspertët ushtarakë dhe analistët politikë paralajmërojnë se ky problem financiar nuk përkthehet në siguri për jetën e ushtarëve, shumë prej të cilëve përfundojnë në situata të rrezikshme dhe me humbje të mëdha njerëzore. Megjithatë, për shumë familje ruse, rreziku për jetën duket më pak i frikshëm se varfëria e përditshme. /e.t

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV