Grenell reagon për Thaçin: E turpshme që po mbahet ende në burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish i dërguari i SHBA-ve për Kosovën, Richard Grenell, ka theksuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se “është shumë e turpshme” që Hashim Thaçi po mbahet ende në burg.

“Jack Smith (po, ai) arrestoi Thaçin në vitin 2020 kur Donald Trump po punonte për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Është shumë e turpshme që ai është ende në burg. Është një mashtrim. Haga është e prishur”, ka shkruar ai.

Reagimi i Grenell erdhi pas një interviste të ish-presidentit Hashim Thaçi për një emision në Klan Kosova.

Thaçi shprehej gjatë intervistës se “Rikthimi i Presidentit Trump paraqet mundësi të re të artë për Kosovën dhe të gjithë Ballkanin Perëndimor. Trump është i përcaktuar për paqe dhe bashkëpunim mes popujve”.

Kujtojmë se më 15 shtator në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të nisë paraqitja e provave nga ana e mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe krerëve të tjerë të UÇK-së./e.t

Të fundit

Delvinë/ Ndezën zjarr në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kalasë , nën hetim 3 persona

Një nga rastet më të rënda të dëmeve nga zjarret në qarkun e Vlorës ka çuar në nisjen e...

Panik në aeroportin e Antalias/ Avioni bën ulje emergjente pas një defekti (VIDEO)

Paniku përfshiu aeroportin e Antalias në Turqi kur një aeroplan i Turkish Airlines bëri një ulje emergjente për shkak të një zjarri në marshin...

Njihuni me James Bond-in e ri: “007: First Light” fitoi licencën për të ngjallur emocione

Ndërsa e ardhmja e sagës filmike mbetet e paqartë, zhvilluesit e lojës së re zbulojnë si ia paraqitën idenë origjinale kompanisë Eon Productions dhe...

KAS i heq mandatin kushërirës së Lapajt, e merr e para e listës së mbyllur

Lufta për mandatin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit ka hyrë në një fazë të re, pas një vendimi...

Kina i bën thirrje Izraelit të heqë rrethimin ndaj Gazës

Kina ka kërkuar nga Izraeli që të ndalojë menjëherë operacionet ushtarake në Rripin e Gazës, të heqë bllokadën dhe të garantojë aksesin humanitar për...

Lajme të tjera

Web TV