“Stërvitem çdo ditë për të ngjitur hekurat”/ A po paralajmëron Meta daljen nga qelia?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, rrëfen në një intervistë ekskluzive për “Off the Record”, se si po e kalon verën pas hekurave, ku ndodhet prej tetorit të vitit të kaluar.

Jo në Alpet shqiptare, jo në majat që ai i ka eksploruar me pasion, por në një qeli 12 metra katrorë, që për të është kthyer në palestër, bibliotekë, ekspozitë, vend meditimi.

Meta rrefen se nuk anohet për veten, por për të gjithë të paraburgosurit që sipas tij janë viktimë e një sistemi që i harron me vite nën hetim, pa gjykim.

“Asnjëherë më mirë nuk kam qenë me shëndet dhe në formë fizike. I vetmi ‘’problem’’ është se tensioni gjithmonë është 7–11, si në kulmin e dimrit, por edhe të verës. Këto 12 m2 janë edhe palestër edhe bibliotekë edhe studio edhe kuzhinë, pra zakonisht unë në këtë periudhë kam qenë në zonat më malore të vendit duke i eksploruar dhe  promovuar ato. Por nuk më mungojnë as këtu. Qelia, harrova të them se, është edhe ekspozitë me fotot e mia në majën e Jezercës, në Dobërdol, Korab, Theth, Shalë, Prevallë, Majën e Çikës, etj. Ndërkohë, stërvitem çdo ditë për të ngjitur Majën e Hekurave sa më parë”, tha Meta.

Meta shpjegon edhe akuzat ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për keqtrajtim. “Ne akuzojmë Edi Ramën, pasi ai “si ma nalt” urdhëron këta poshtë vetes për të bërë veprime krejt të papërgjegjshme dhe të paligjshme për të më pamundësuar deri edhe komunikimin e ligjshëm me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Z. Tedi Blushi, numri i të cilit nuk “punon” më prej 40 ditësh edhe pse është i regjistruar zyrtarisht. Nuk dua të përmend shumë detaje të tjera të cilat janë bërë publike, por u bë tre javë që ende nuk i japin avokatit tim vendimin e dytë të dënimit nga Komisioni Disiplinor edhe pse ai ua ka kërkuar zyrtarisht”./e.t

Të fundit

Pse SHBA nuk do ta arrestojë Putinin javën tjetër pavarësisht urdhërarrestit?

Kur presidenti rus Vladimir Putin udhëton për në Alaska javën e ardhshme për t’u takuar me presidentin amerikan Donald...

Lindja e Mesme: Thesaret kulturore në rrezik nga konfliktet

Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (ICOM), me bazë në Paris, shpërndau një deklaratë pas lëshimit të raketave të para mes Iranit dhe Izraelit në luftimet...

Luana Vjollca i merr Festivalin Arbana Osmanit/ Rikthehet “përplasja” mes dy vajzave

Kanë nisur përgatitjet për Festivalin e RTSH. Pas publikimit të spotit zyrtar nga Elhaida Dani për Fest ’64, prapaskenat e festivalit më të madh...

Durrës/ Vidhte nëpër shezlongë sendet personale të pushuesve, arrestohet 42-vjeçari

Një 42-vjeçar i cili vidhte nëpër shezlongë dhe automjete sendet personale të pushuesve ka rënë në prangat e policisë së Durrësit. Blutë bëjnë me dije...

Përhapet zjarri në Finiq, situatë kritike në fshatrat Krane dhe Fitore

Përhapet zjarri në Finiq, situatë kritike në fshatrat Krane dhe Fitore Zjarri që vijon në Finiq është përhapur edhe në fshatra të tjera. Gazetari Limos Didani...

Lajme të tjera

Web TV