Shqiptarët pa para letër?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

FATOS ÇOÇOLI

Pak ditë më parë, Kryeministri Rama përmendi objektivin e Shqipërisë pa para fizike për vitin 2030. Kjo përmendje ngjalli debat të fortë. Të duket e vështirë ta imagjinosh të shkëputemi nga paraja “e dashur” letër. Sidomos, duke parë sjelljen tonë ndaj parasë, fetishizimin e “shukave” me para fizike, si të ishin perëndi. Një sjellje e tillë ka shënuar 35 vitet e fundit të transformimit tonë. Për t’u bërë më pak e dukshme në pesë vitet e fundit, që nga Pandemia e COVID-19.

A mundet vendi ynë të shndërrohet në pesë vitet e ardhshme, duke i ngjarë Norvegjisë apo Finlandës së sotme, ku paraja fizike (letër) përdoret vetëm në 5-7 për qind të shitblerjeve? Edhe mundet. Kalimi drejt një ekonomie pa para fizike, ku transaksionet kryhen përmes mjeteve digjitale si kartat bankare, aplikacionet celulare dhe transfertat “online”, përfaqëson një hap modernizues për Shqipërinë. Ky transformim do të na sjellë një sërë përfitimesh në fusha të ndryshme të jetës sonë ekonomike, sociale dhe institucionale. Së pari, do të fuqizohet ndjeshëm lufta kundër ekonomisë informale dhe evazionit fiskal. Një nga përfitimet më të rëndësishme të një sistemi pa para fizike (në anglisht “cashless”) është kufizimi i mundësive për fshehje të të ardhurave apo mosdeklarim të shitjeve.

Transaksionet digjitale lënë gjurmë dhe janë më të lehta për t’u monitoruar nga administrata tatimore, duke rritur të ardhurat në arkën e përbashkët të Buxhetit të Shtetit dhe duke siguruar një konkurrencë më të ndershme në treg. Së dyti, fuqizohet lufta ndaj korrupsionit. Pagesat elektronike ulin mundësinë për korrupsion administrativ dhe ryshfet, veçanërisht në institucionet publike. Kur çdo pagesë është e dokumentuar dhe e gjurmueshme, hapësirat për abuzim zvogëlohen ndjeshëm. Së treti, një ekonomi dhe shoqëri pa paranë letër jep siguri më e lartë për qytetarët dhe bizneset. Paraja fizike mbart rrezikun e humbjes, vjedhjes apo dëmtimit të saj. Me një sistem “cashless”, qytetarët dhe bizneset ndihen më të sigurt, pasi fondet e tyre mbrohen nga masat e sigurisë kibernetike dhe nga institucionet financiare. Sidomos bankat. Së katërti, Shqipëria pa paranë letër na bën të fitojmë kohë dhe para. Transaksionet digjitale janë më të shpejta dhe më të lehta për t’u kryer. Ato reduktojnë nevojën për numërim, transport dhe ruajtje të parasë fizike.

Kjo kursen kohë dhe para për qytetarët, bizneset dhe bankat. Së pesti, sistemi pa para fizike nxit përfshirjen financiare të popullsisë. Një ekonomi pa para fizike i shtyn qytetarët të përdorin shërbime bankare dhe financiare, gjë që rrit aksesin e tyre në kredi, sigurim dhe produkte të tjera financiare që mund të përmirësojnë standardin e jetës. Sidomos për të rinjtë, gratë dhe bizneset e vogla. Së gjashti, sistemi “cashless” jep mbështetje për zhvillimin e teknologjisë dhe inovacionit. Kalimi në pagesa digjitale stimulon zhvillimin e kompanive të reja fintech të aplikacioneve të pagesave dhe shërbimeve të reja financiare, duke nxitur ekosistemin inovativ në vend dhe duke hapur vende të reja pune në sektorin teknologjik për të rinjtë tanë dhe jo vetëm. Së shtati, me një Shqipëri pa para letër, politikat fiskale të qeverisë dhe monetare të Bankës së Shqipërisë menaxhohet më lehtë dhe më mirë.

Lexo edhe :  Menyja e plazhistit

Një sistem ku paraja është e gjitha e gjurmueshme, i jep Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave më shumë të dhëna dhe kontroll mbi qarkullimin monetar, inflacionin dhe sjelljen e konsumatorit tonë, duke i ndihmuar këto dy institucione bazë në vendimmarrje më të sakta financiare dhe ekonomike. Banka e Shqipërisë ka punuar mirë me uljen e tarifave bankare për transfertat bankare ‘online’ mes bankave tregtare. Pra, lëvizjet e parasë jo letër. Mirëpo, krahas punës së bankës sonë qendrore, për të përfituar sa më shpejt dhe plotësisht nga një ekonomi pa para fizike, ne duhet të investojmë shumë, si qeveri, biznese e qytetarë. Duhet të investojmë në edukimin tonë financiar.

Duhet të rrisim besimin e qytetarëve te sistemet digjitale. Do të jetë shumë e vështirë të ndahemi nga paraja që preket dhe shihet. Përmirësimi i infrastrukturës së pagesave, rregullimi në ulje të mëtejshme i komisioneve bankare për pagesat elektronike, si garantimi i mbrojtjes së të dhënave personale të çdo qytetari që përdor paranë jofizike, por edhe i sigurisë kibernetike, janë masa thelbësore që të shkëputemi nga zgjedha dhe hipnoza e parasë letër. Kalimi drejt një Shqipërie pa para fizike nuk është vetëm një hap teknologjik, por një reformë gjithëpërfshirëse. Ajo do të kontribuojë në ndërtimin e një ekonomie më të ndershme, efiçiente dhe transparente. Me mbështetje institucionale dhe ndërgjegjësim qytetar, ky vizion mund të bëhet realitet në pesë vitet e ardhshme. Por duhet të fillojmë nga puna e fortë që sot./Gazeta Panorama 

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV