Sapo kanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, tre të akuzuarit si bashkëpunëtorë të vrasjes së 56-vjeçarit Anesti Rama, në Frashër të Patosit.
Tre të dyshuarit Emalinda Rama, 26 vjeçe, nëna e saj Valbona Rama 53 vjeçe dhe Çlirim Dogani, 55 vjeçari banues në Arapaj.
Ata do të dalin para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtare Klodiana Keyeziu dhe prokurore Lorena Sallillari.
Të tre akuzohen për vrasjen makabre të 56-vjeçarit nëpërmjet mbytjes me tel, goditjes me sende të forta dhe dëmtimeve në pjesët intime.
Ngjarja e rëndë shokoi mbarë opinionin publik, edhe për vetë dritëhijet me të cilat u shoqërua kjo ngjarje tronditëse për shkak të dëshmive kontradiktore . /e.t