Drafti i Kodit Penal, Prokurori Çela kundër: Rrezikon të minojë funksionimin e drejtësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në sallën kur të premten e kaluar u prezantua drafti i kodit të ri penal, mungonte Prokurori i përgjithshëm Olsian Cela, pavarësisht ftesës nga Ministria e Drejtësisë. Ai shprehet se zgjedhja e tij për të mos marrë pjesë erdhi “për shkak të mosnjohjes paraprake me draftin në fjalë“.

Ngjashëm, e njëjta situatë kishte përfshirë dhe Gjykatën e Lartë, kryetari i së cilës Sokol Sadushi, e bëri të qartë në takim pakënaqësinë e tij, ndaj mospërfshirjes së komunitetit të magjistratëve në proces. “Prokuroria e Përgjithshme nuk ka qenë e përfaqësuar zyrtarisht në grupin e punës për hartimin e një kodi të ri penal“, shpjegon Cela.

Por ky nuk duket të jetë aspekti më i rëndësishëm i kritikave të forta të kryeprokurorit, të cilat nisin që me mënyrën e hartimit e shtrihen te mënyra e konceptimit, dhe përmbajtja e dokumentit që pritet të përcaktojë politikën penale për dekadat e ardhshme.

“Diskutimi mbi draftin e prezantuar do të kishte qenë e nevojshme që të ishte paraprirë nga një reflektim mbarëshoqëror mbi nevojën e pasjes së një kodi të ri“, thotë ai duke shpjeguar se pikënisja e hartimit të një kodi të ri penal duhet të ishte “një nevojë reale për shkak të evoluimit të vlerave shoqërore dhe përshtatjes me ndryshimet e vrullshme në nivel global në shumë aspekte”.

“Mungesa e këtij procesi përbën një gabim fatal strukturor në ngritjen e kësaj ngrehine, që në vend se të ishte produkt i një rrjedhe të natyrshme institucionale dhe shoqërore si domosdoshmëri historike, në fakt nuk përfaqëson më shumë se një veprim të nxituar që rrezikon të minojë në mënyrë të pariparueshme mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë penale në vend“.

Kryeprokurori është kritik dhe me përmbajtjen dhe zgjidhjet e ofruara.

“Nga produkti i sjellë për diskutim, unë vlerësoj se ai do të sillte shumë konfuzion tek magjistratët në aplikimin e normave dhe krijon premisat për interpretime tërësisht të ndryshme të tyre në raste të ngjashme“.

Lexo edhe :  “Shpërthimi” i Shqipërisë online/ Vendi ynë kampion i kërkimeve për udhëtime në rajon

Olsian Çela e sheh si problematike tendencën për të paravendosur në dispozita çdo interpretim të mundshëm të normës ligjore.

“Fryma e përgjithshme në draft për të zgjeruar rrethin e veprimeve që kategorizohen si të rrezikshme në një masë të tillë sa të klasifikohen si vepra penale e të dënohen me burgim, tregon një tendencë represive që rrit potencialin e kriminalizimit të individit në shoqëri e që sjell pasoja të rëndësishme në jetën e qytetarëve“.

Por sa e mundur është që procesi i konsultimeve i hapur tanimë, të sjellë përmirësimet e nevojshme? Për kryeprokurorin Cela “procesi i konsultimit publik dhe ai parlamentar më pas, ndikojnë pak ose aspak në thelbin e tij, çka e shndërron procesin e debatit publik në formal dhe të padobishëm, pasi nuk do të lejonte një ndërhyrje sistematike në tërësinë e draftit“.

“Eksperienca ka treguar se procesi i ligjbërjes në vend, të paktën sa i përket sistemit të drejtësisë dhe sidomos kuadrit ligjor penal, është difektoz dhe shpesh herë ndikohet nga nevojat dhe emocionet e çastit” dhe “kur bëhet fjale për një kod, nuk duhet të lejohet që ky gabim të përsëritej për një ligj kaq të rëndësishëm”, thotë Olsjan Çela.

Për Prokurorin e Përgjithshëm “më tepër se për një kod të ri penal, sot vendi ka nevojë urgjente për ndërhyrje në Kodin e Procedurës Penale, për të korrigjuar gjërat që po shkojnë keq në funksionimin e tij dhe për të lehtësuar proceset nga burokracitë e panevojshme, që po ndikojnë në zvarritjen e hetimeve dhe gjykimeve“./E.T

Të fundit

Mbi 240 mijë raste me dhjetëra viktima, çfarë është virusi Chikungunya

Zyrtarët shëndetësorë në SHBA po i bëjnë thirrje udhëtarëve të jenë vigjilentë përballë përhapjes së vazhdueshme të një virusi...

Hyjnë në fuqi tarifat e reja, Trump: Miliarda dollarë po vijnë në SHBA

Tarifat e reja të shteteve të bashkuara ndaj më shumë se 90 vendeve rreth botës kanë hyrë në fuqi. Pak para se të skadonte...

Skemat mbështetëse në bujqësi, fermerët kërkojnë pajisjen me dokumente pronësie

Për fermerët, ndihma që po jepet prej vitesh përmes subvencioneve në bujqësi është pozitive dhe i ka ndihmuar ata në zgjerimin e aktivitetit të...

Flakët dalin jashtë kontrollit, Franca përballet me zjarret më të mëdha në 75 vjet

Franca është përballur me një situatë të paprecedentë zjarresh, duke e çuar vendin ne një situatë të jashtëzakonshme. Zjarrfikësit luftuan për të tretën ditë për...

A është regjimi i Vuçiçit drejt fundit?

Rebelim, rënie e mbështetjes, dhunë, por edhe arrestime “të paplanifikuara” të zyrtarëve dhe grindje të koalicionit në pushtet… A është regjimi i Vuçiçit në...

Lajme të tjera

Web TV