Tragjedia në Ujman, debate për çështjen e sigurisë në urë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në urën e liqenit të Ujmanit duhej të vendosej një shenjë që ndalon hedhjen nga ura. Kështu thotë eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti.

Çështja e sigurisë në vende të tilla u aktualizua edhe më shumë pas ngjarjes tragjike që ndodhi të dielën, më 27 korrik, kur një 33-vjeçar kërceu nga ura dhe u mbyt në Liqenin e Ujmanit. Trupi i tij u gjet vetëm tri ditë më vonë nga ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Duhet të vendosen shenja ndalimi për kërcim te Liqeni i Ujmanit. Përderisa aksidenti nuk ka ndodhur si rezultat i përplasjes në komunikacion ose diçka të ngjashme, krejt çfarë mund të bëhet është një shenjë komunikacioni që ndalon kërcimin nga ura. Ajo nuk është ekskluzivisht shenjë e komunikacionit, por është një prej shenjave që ne i propozojmë – që nuk lejohet kërcimi prej rrugës”, tha Ahmeti.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, thotë për KosovaPress se pas rastit tragjik të 33-vjeçarit kanë diskutuar me Ndërmarrjen Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” për vendosjen e shenjave.

“Kemi biseduar me Ibër-Lepencin për vendosjen e shenjave te Liqeni i Ujmanit. Jo, s’ka pasur [shenja paralajmëruese]… Kemi biseduar [me Ibër Lepencin] pasi ka ndodhur rasti, u kemi thënë se kush është përgjegjës për vendosjen e shenjave aty dhe besoj që Ibër-Lepenci do ta marrë përgjegjësinë sepse ata janë përgjegjës për liqenin. Ata do të punojnë për vendosjen e shenjave, ku do që ka nevojë, për të përcaktuar vendin, zonën e ndalimit ku nuk duhet të lahen”, u shpreh Elshani.

Por, kryeshefi i ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”, Faruk Mujka, thotë se nuk është kompetencë e ndërmarrjes që të vendosë për shenjat në rrugë, ndërsa pohon se duhet të ketë koordinim në mes të institucioneve.

Lexo edhe :  "ZERO pasuri të paligjshme!"/ Meta reagon pas kërkesës për tu paraqitur në SPAK

“Unë nuk vendosi shenja, duhet të kemi koordinim. Unë nuk mund t’i vendosi vet këto gjëra. Normalisht që duhet të kemi koordinim jo vetëm me Ministrinë e Punëve të Brendshme, sepse këtu ngërthehen shumë gjëra. Është Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, është liqeni. Ende statusi i liqenit nuk është i definuar nëse uji është për pije, sepse uji i liqenit të Ujmanit përdoret për pije. Ka disa kufizime të caktuara. Është një operacion që kërkon ndërthurje të shumë ministrive”, tha Mujka. m.p.

Të fundit

SPAK mbyll hetimet për Ilir Metën, më 4 gusht i komunikon akuzat ish-Presidentit

Ish-presidenti Ilir Meta është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion të hënën në datë 4 gusht, ora 11:00 për...

Pas më shumë se dy dekadash, shitet për këtë çmim çorapja e Michael Jackson!

Një nga çorapet e famshme të Michael Jackson, të cilën ai e ka veshur gjatë një prej koncerteve të tij legjendarë, është shitur në...

Nga 500 deri në 5 mijë lekë më shumë, sa do rriten tarifat kadastrale!

Një udhëzim i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), i miratuar më 30 maj 2025 tashmë i publikuar në faqen zyrtare të institucionit,...

GJKKO i caktoi “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitetet në SPAK

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK-ut. Ajo u paraqit në SPAK,...

Ndre Mjeda, fjala si besim, poezia si atdhe

1 gusht 1937 – Vdekja e klerikut poet Nga Leonard Veizi Në agun e zymtë të shekullit XIX, kur Shqipëria ishte ende e mbyllur në prangat...

Lajme të tjera

Web TV