Avioni humbet 460 metra lartësi, me dhjetëra të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një avion i linjës Delta Airlines nga Salt Lake City drejt Amsterdamit është shndërruar në një skenë paniku, pasi avioni pësoi një rënie të papritur prej 460 metrash për vetëm 85 sekonda, për shkak të turbulencave ekstreme.

Ngjarja ndodhi rreth dy orë pas nisjes, ndërsa avioni ndodhej në ajër mbi SHBA. Si pasojë e incidentit, të paktën 25 persona u plagosën dhe fluturimi u devijua për një ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar të Minneapolis/St. Paul, rreth orës 17:30 të mbrëmjes së mërkurë.

Sipas dëshmitarëve, turbulencat ishin aq të forta sa pasagjerët dhe karrocat me ushqime u hodhën në ajër, duke përplasur gjithçka brenda kabinës. Disa stjuardesa u rrëzuan. Foto nga kabina tregojnë ushqim dhe pije të shpërndara gjithandej.

“Njerëzit që nuk kishin rripin e sigurimit, u përplasën me tavanin,” tregoi LeeAnn Clement-Nash për ABC News. “Ishte e tmerrshme. Disa njerëz ranë mbi të tjerët. Dëgjova për raste me brinjë të thyera dhe këmbë të thyer.”

Përveç pasagjerëve, edhe disa anëtarë të ekuipazhit ishin mes të plagosurve. Të gjithë të lënduarit u transportuan në spital pas uljes së avionit. Në bord ndodheshin 275 pasagjerë dhe 13 anëtarë ekuipazhi. m.p.

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV