Kredia për shtëpi “prek majat”, para hyrjes në fuqi të masave kufizuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kredia për shtëpi e dhënë nga sektori bankar shqiptar ka arritur rekorde të reja në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në gjashtë muaj sektori bankar dha 36.2 miliardë lekë kredi të re për shtëpi, në rritje me 31.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e kredisë për shtëpi është mbështetur nxitur nga oferta e lartë për financim nga sektori bankar, rikthimi i një cikli rënës të normave të interesit, por edhe nga çmimet e larta të pasurive të paluajtshme.

Vetëm gjatë muajit qershor, sektori bankar disbursoi një vlerë rekord prej 7.4 miliardë lekësh kredi të reja për blerje banesash, vlerë kjo 60% më e lartë krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.

Qershori ishte muaji i fundit para hyrjes në fuqi të masave kufizuese të vendosura nga Banka e Shqipërisë. Për këtë arsye, shifrat e larta të qershorit mund të shpjegohen edhe me përpjekjet për të mbyllur sa më shumë kredi në proces, para hyrjes në fuqi të kufizimeve.

Duke filluar nga 1 korriku, bankat do të jenë të detyruara të respektojnë disa kritere të administrimit të rrezikut, konkretisht për treguesit “Raporti i kredisë ndaj vlerës” (përqindja e çmimit të blerjes së banesës që banka merr përsipër të financojë nëpërmjet kredisë) dhe “Raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave” (raportin mes këstit ose kësteve të kredisë për prona ndaj të ardhurave të huamarrësve).

Raporti tavan i kredisë ndaj vlerës në monedhën Lekë do të jetë 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë, ndërsa në valutë të huaj 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë.

Lexo edhe :  4.4 mld euro jashtë bankave! Shoqata e Bankave: Duhet kufi për pagesat cash

Raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave për kreditë në Lekë do të jetë në nivelin 40% për shtëpinë e parë dhe 35% për shtëpinë e dytë. Në valutë të huaj, niveli tavan do të jetë 35% për shtëpinë e parë dhe 30% për shtëpinë e dytë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, zbatimi i këtyre kufijve do të mundësojë uljen e rrezikut të dështimit të huamarrësve dhe pakësimin e humbjeve bankare të lidhura me këto kredi, si pasojë e zhvillimeve eventuale të pafavorshme në çmimet e pronave të paluajtshme ose në kuadrin makroekonomik të vendit.

Në fakt, kritere të ngjashme janë aplikuar gjithmonë nga bankat në politikat e tyre të brendshme, por megjithatë në vitet e fundit është vërejtur një rritje e rasteve kur bankat kanë ofruar kredi në tejkalim të kufijve të mësipërm. Ekspertët mendojnë se kufizimet e vendosura nga Banka e Shqipërisë do të ndikojnë sidomos blerjet e shtëpive të dyta me kredi ose në përgjithësi blerjet e pronave për qëllime investimi.

Sipas statistikave të bankës qendrore, tashmë portofoli aktiv i kredisë për blerjen e banesave ka arritur vlerën e 230.1 miliard lekëve, në rritje vjetore me 17.4%. Ky portofol përbën tashmë 27% të kredisë totale për ekonominë shqiptare.

Kredia e dhënë nga sektori bankar vazhdon të jetë një mbështetje thelbësore për kërkesën në tregun e pasurive të paluajtshme. Sipas rezultateve të vrojtimit për tregun e pasurive të paluajtshme, të kryer nga Banka e Shqipërisë, për 6-mujorin e dytë 2024 gjysma e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Nga këto, në 72% të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës./Monitor

Të fundit

Revoltë në burgun italian, plagosen 6 roje

Gjashtë agjentë të policisë penitenciare në burgun e Porto Azzurro, në ishullin Elba, janë dërguar në urgjencën e spitalit...

Shqipëria në provë! Ekspertët paralajmërojnë: Turizmin nuk mund ta bëjë kushdo

Pavarësisht rritjes së lehtë që ka shënuar turizmi në Shqipëri këtë vit, sektori përballet ende me sfida të mëdha që lidhen me menaxhimin, cilësinë...

Borshi pa drita, mungon energjia elektrike që mbrëmjen e djeshme

Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe problemet në vendin tonë vijojnë. Në zonën e Borshit, mungon energjia elektrike që mbrëmjen e djeshme. Pushuesit raportojnë se...

Çfarë u hodh në det? Mbi 100 persona përfundojnë në spital me të përziera dhe diarre

Të paktën 116 persona kishin nevojë për trajtim spitalor pasi vizituan plazhin Nazaré të Portugalisë, në distriktin e Leirias, i cili u mbyll për...

Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën

Nga Artan Fuga Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën! Isabon në hebraishten e vjetër do të thotë “me punu”, por “edhe me “u penduar”. Në...

Lajme të tjera

Web TV