Kalimi i Kylian Mbappe nga numri 9 në atë 10 të Luka Modric ka shkaktuar një betejë të brendshme të qetë në dhomat e zhveshjes së Real Madridit. Sipas Cadena Ser, dy të rinjtë Endrick dhe Gonzalo Garcia tani po konkurrojnë për numrin prestigjioz të lënë bosh nga ylli francez.
Endrick, i cili mbërriti nga Palmeiras në vitin 2024, ka pasur një sezon të parë mjaft të vështirë për t’u përshtatur me klubin. Ai ka luajtur vetëm tre ndeshje si titullar në 37 paraqitje në La Liga, i lënë në hije nga Mbappe, Vinicius, Bellingham dhe Rodrygo. Megjithatë, braziliani i ri nuk ka ndërmend të dorëzohet: ai refuzon çdo ofertë huazimi dhe synon të sigurojë një vend në skuadrën e Xabi Alonsos, ndoshta duke filluar nga numri 9 si një shenjë ambicieje dhe pranie.
Por surpriza e vërtetë është Gonzalo Garcia, 21 vjeçari i cili u rrit në akademinë e të rinjve të Madridit. Pas një sezoni të shkëlqyer me Castilla-n (25 gola) dhe një roli kryesor në Kupën e Botës për Klube (4 gola dhe 1 asist në 6 ndeshje), sulmuesi spanjoll është bërë një alternativë e qëndrueshme me kosto të ulët ndaj Mbappe, duke fituar si klubin ashtu edhe tifozët.
Me afatin e transferimeve ende të hapur, vendimi për numrin 9 të ardhshëm të Real Madridit mund të jetë hapi i parë në përcaktimin e të ardhmes së të dy talenteve të rinj./ D.C