I rikthyer për vdekjen e të atit, në vitin 1998, Edi Rama mori ofertën për t’u bërë ministër i kulturës. Ishte befasi për të, por e pranoi. Problemi është se, siç ka zbuluar në intervistën për ZEIT, e ëma nuk ishte dakord.
“Mbasi ia konfirmova kryeministrit se isha dakord për ofertën, pyeta nënën time: ‘Kush mendon se do të jetë Ministër i Kulturës nesër?’. Ajo u përgjigj: ‘Nuk më intereson fare’. Kur e pyeta: ‘Po sikur të jem unë, mami?’ ajo u përgjigj: ‘Ka qenë një ditë e gjatë, je i lodhur, sensi yt i humorit është i prishur – shko në shtrat’.
Por kur e kuptoi se po flisja seriozisht, filloi të qante. Prindërit e mi gjithmonë donin që unë të qëndroja larg politikës. ‘Çfarë është më keq’, tha ajo mes lotësh, ‘që babai yt të vdesë, apo që ti të bëhesh ministër?’.
Unë thashë: ‘Çfarë duhet të bëj tani, mami’? Dhe ajo u përgjigj: ‘Shko menjëherë në shtëpinë e Kryeministrit dhe i thuaj se je ngatërruar për vdekjen e babait tënd, merre fjalën mbrapsht’. Thashë se ishte turp, nuk mund ta bëja. ‘Nëse nuk guxon të japësh dorëheqjen tani’, shtoi ajo, ‘do të mbetesh i bllokuar në këtë rrëmujë politike për gjithë jetën tënde'”. m.p.