Meteorologia Anira Gjoni thotë se temperaturat gjatë fillimit të gushtit do vijojnë në këto vlera që na kanë shoqëruar gjatë kësaj jave. Gjoni tha se nuk priten temperatura shumë të larta, apo në vlera 40 gradë. Sipas saj, në muajin gusht do të ketë temperatura të larta, por edhe ditët e nxehta mund të jenë një apo dy ditë, por jo si gjatë muajit korrik.
“Gjatë gushtit temperaturat do të jenë më të rehatshme, në vlera të larta, por normale për sezonin.
Temperaturat minimale të premten në bregdet 21 gradë-31 gradë. Në zonat e ulëta temperaturat gjatë së premtes do të jenë 18-33 gradë, në zonat malore 13-28 gradë.
Gjatë gushtit temperaturat nuk do t’i kalojnë 35-36 gradë. Mund të ketë dhe reshje lokale, ndërkohë që nuk pritet situatë shqetësuese nga era.”, tha ajo./e.t