VIDEO/ Truproja e Messit në fushë gjatë sh*rrit, priten masa shembullore nga MLS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lionel Messi është sërish protagonist absolut me Inter Miami.

Në fushë, “Pleshti”, tani i shoqëruar edhe nga Rodrigo De Paul, dha dy asistime vendimtare për fitoren 2-1 ndaj Atlas në “Leagues Cup”.

Argjentinasi ra në sy edhe pas përfundimit të ndeshjes, por jo për arsye sportive.

Pas golit të fitores që erdhi në kohën shtesë, ku Messi asistoi, ai festoi në fytyrën e një kundërshtari, Coccaro, i cili nuk e priti mirë këtë veprim.

Në fund të ndeshjes shpërtheu një sherr i fortë mes lojtarëve në fushë, me Messin në qendër të tensionit.

Në një moment, ai kapi për fyti lojtarin e Atlas, Gustavo Ferrareis, duke shkaktuar një përplasje të shkurtër mes të dyja skuadrave. Fatmirësisht, shokët e skuadrës ndërhynë menjëherë dhe situata nuk degradoi më tej.

Gjithsesi, përplasja nuk përfundoi këtu. Në fushë hyri edhe Yassine Cheuko, truprojë personale e Messit, i cili nuk kishte leje për të ndërhyrë dhe shtyu disa lojtarë të Atlas për të ndaluar çdo kontakt të mundshëm me Messin.

Ky veprim ka shkaktuar polemika dhe mund të sjellë ndëshkime të rënda, pasi shkel rregullat e sigurisë të vendosura nga MLS në prill 2025.

Që prej tre muajsh, është e ndaluar me rregullore që truprojat personale të hyjnë në fushë, pavarësisht nivelit të tyre.

MLS ka marrë përsipër menaxhimin e plotë të sigurisë, duke ndaluar ndërhyrjet private që shpesh janë konsideruar të ekzagjeruara, sidomos në rastet kur Cheuko ka ndalur me forcë tifozë që hynin në fushë, apo është përfshirë në përplasje me personel të skuadrave kundërshtare.

Edhe “Concacaf” e ka përjashtuar më parë Cheuko nga ndeshjet për arsye të ngjashme.

Lexo edhe :  Shorti i Champions, Leverkusen tallet me United: Shpresojmë mos të përballemi me Grimsbyn

Në rastin e fundit, pamjet tregojnë qartë se ai hyn në fushë për të mbrojtur Messin, por me këtë ka shkelur protokollin dhe tani rrezikon masa disiplinore nga MLS, pavarësisht se bëhej fjalë për një tjetër kompeticion.

Rregullat janë të qarta: siguria në fushë është vetëm përgjegjësi e ligës, ndaj ndërhyrjet si kjo mund të çojnë në ndëshkime të rënda, si për Cheuko, ashtu edhe potencialisht për klubin./E.T

Të fundit

Grupet kriminale nga Ballkani po zgjerojnë rolin e Afrikës në tregtinë e kokainës

Grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor, të cilat janë ndër trafikanët kryesorë të kokainës në Evropë, po konsolidojnë praninë e...

Sondazhi: Shqipëria, më entuziastja për anëtarësimin në BE

Një sondazh i publikuar së fundmi nga Eurobarometri tregon se 56% e qytetarëve të Bashkimit Evropian janë në favor të zgjerimit të mëtejshëm të...

Fermeri italian që kultivon grurë në Vlorë: Do iki nga Shqipëria!

Prej shtatë vitesh, në fshatin Vllahinë të Vlorës jeton e punon Michele Ricci, një fermer italian i martuar me shqiptare. Ai investoi në Vllahine...

Jorida Tabaku jep alarmin: Shqiptarët po humbasin…

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, nëpërmjet një statusi në llogarinë e saj në platformën “Facebook”, shprehet e indinjuar duke thënë se as turizmi...

Çmimi i arit prek rekorde të larta historike

Çmimi i arit ka prekur një nivel tepër të lartë historik, ndërsa kërkesa për metalin e çmuar mbetet e fortë mes një pasigurie ekonomike...

Lajme të tjera

Web TV