Zbulohet shkaku i vdekjes së Hulk Hogan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hulk Logan vdiq nga një infarkt akut në zemër, i njohur ndryshe si atak kardiak, që ndodh kur qarkullimi i gjakut drejt zemrës bllokohet papritur.

Përveç kësaj, u zbulua se legjenda e mundjes kishte kohë që po luftonte në heshtje me leukeminë limfocitare kronike (CLL), një formë kanceri që prek qelizat e bardha të gjakut të quajtura limfocite.

Një raport miratimi për kremacion i siguruar nga Page Six tregoi gjithashtu se Hogan ishte diagnostikuar më parë me fibrilacion atrial një gjendje e karakterizuar nga rrahje të shpejta dhe të çrregullta të zemrës, sipas përkufizimit të Klinikës Mayo.

Legjenda e mundjes ndërroi jetë më 24 korrik në Florida, në moshën 71-vjeçare.
Vdekja e tij u klasifikua zyrtarisht si për shkaqe natyrale.

Page Six shtoi se Qendra e Shkencës Forenzike e Qarkut Pinellas dha përditësime në lidhje me procesin e kremacionit të tij.

Një zëdhënës i zyrës së mjekësisë ligjore tha për median:

“Nuk jam në dijeni se kur z. Bollea do të krematohet, vetëm se kemi marrë një kërkesë për miratimin e kremacionit.”

Shkaku zyrtar i vdekjes vjen pas pretendimeve se Hogan ishte ndjerë “i dobët” dhe “i turpëruar” pak para se të ndërronte jetë.

Eric Bischoff, miku i tij i ngushtë, ndau detaje nga takimi i fundit me të. Duke folur në podkastin 83 Weeks with Eric Bischoff, ai shpjegoi:

“E kuptova që ishte i dobët. Dëgjohej i lodhur.

[Hogan] më tha: ‘Vërtet dua të të shoh, por më vjen pak turp që të më shohësh kështu, sepse kam qenë shumë keq.’

Unë i thashë:

“Kur të shoh ty, nuk shoh të njëjtën gjë që sheh ti kur shikon veten në pasqyrë, kështu që s’ka rëndësi, do vij të hënën.’”

Lexo edhe :  Pse po përshkallëzohen luftërat që Trump premtoi se do t’i përfundonte?

Pavarësisht gjendjes shëndetësore, personaliteti i tij vazhdoi të shkëlqente gjatë bisedave.
Eric tregoi:

“E kishte të lodhshme edhe një bisedë, por ishte po ai njeri.”

Më herët gjatë kësaj jave, vajza e tij, Brooke Hogan, reagoi në rrjetet sociale duke i bërë homazh të atit dhe duke reflektuar mbi marrëdhënien e tyre shpeshherë të vështirë.
37-vjeçarja shkroi në Instagram:

“Kur ai e la këtë botë, ndjeva sikur një pjesë e shpirtit tim iku bashkë me të. E ndjeva para se lajmi të na arrinte. E di që tani është në paqe, pa dhimbje, dhe në një vend po aq të bukur sa e kishte imagjinuar. Ai fliste për këtë moment me aq shumë ëndje dhe shpresë. Si të takonte Zotin do të ishte kampionati më i madh që do të fitonte ndonjëherë.” m.p.

Të fundit

Rikthehen temperaturat ekstreme në Evropë, Mesdheu nën “pushtetin” e zjarreve

Në Portugali, situata mbetet kritike. Mbi 2 mijë zjarrfikës janë angazhuar në terren për të luftuar zjarret në mbarë...

Trump firmosi urdhrin për tarifat, bien tregjet europiane

Tregjet evropiane të aksioneve kanë pësuar rënie të konsiderueshme pas një tjetër përshkallëzimi në luftën tregtare të iniciuar nga presidenti amerikan Donald Trump. Gjatë...

Zoti Dumani, drejtësia nuk është konferencë shtypi!

Nga Fejzo Subashi Zoti Dumani, nuk jeni as komod, as më pak  i detyruar të dilni shpesh në konferenca shtypi. Kjo jo së nuk dua unë,...

“E neveritshme”, Trump kërcënon Putinin me sanksione të reja pas sulmeve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dënuar sulmet e ripërtërira masive të Rusisë dhe ka njoftuar sanksione të reja kundër Moskës. Të martën, Trump i...

Në 24 orë goditen 4 raste të shpërndarjes së lëndë narkotike, arrestohen pesë persona

Gjatë 24 orëve të fundit, goditen 4 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Vihen në pranga 5 shtetas. Sekuestrohen sasi dhe doza të...

Lajme të tjera

Web TV