Zjarret në vend/ Qeveria njofton paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në bujqësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria do të ofrojë paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë, që janë shkaktuar si pasojë e vatrave të zjarrit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se do të ketë rritje të gatishmërisë për muajin gusht dhe shtoi se do të mobilizohen strukturat përkatëse për menaxhimin e situatës së zjarreve në vend.

“Masat e marra, rritja e gatishmërisë për muajin Gusht 2025 dhe mobilizimi i strukturave përkatëse për menaxhimin e situatës së zjarreve në vend, ku qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera që kanë lindur si pasojë e vatrave të zjarrit”, shkruan Rama në Facebook.

Në një konferencë, ministri Ervin Hoxha tha se bëri një bilanc të situatës së zjarreve në vend, duke theksuar se këtë vit janë regjistruar 59 vatra të mëdha dhe 961 zjarre të vogla, kryesisht në banesa dhe pyje.Ai njoftoi se 21 persona janë arrestuar dhe 120 të tjerë janë proceduar lidhur me zjarrvënien, që në shumicën e rasteve është e qëllimshme.

“Shumica e zjarreve janë të qëllimshme. Ky ka qenë ndër vitet më të vështira sa i përket zjarreve. Deri sot, vendi ka pasur 59 zjarre të mëdha, 961 ishin zjarre të vogla, si prsh në banesa ose kullota. Përballë kësaj situate reagimi ynë ka qenë i menjëhershëm. Mobilizimi i jashtëzakonshëm ka dhënë rezultate, ne nuk kemi humbje jete dhe është ndaluar përhapja e zjarrit në infrastrukturë kritike. Por, 2 efektivë janë lënduar, në një akt heroik. Punonjësi i policisë Agim Troci, shef i komisariatit Delvinë është jashtë rrezikut për jetën, që u plagos, teksa ndërhyri në një zjarr në një banesë. Sa i përket zjarreve, kemi të bëjmë më tepër me faktorin njerëzor, ndonjëherë ka zjarrvënës të qëllimshëm, por edhe zjarrvenie pa dashje. 120 persona janë proceduar në total për zjarrvenie dhe 21 janë arrestuar. Kjo vepër penale, që lidhet me zjarrvënien e qëllimshme, duhet të ashpërsohet në dënim. Ata që rrezikojnë jetën e natyrën, do mbajnë përgjegjësi. Parashikimet janë që edhe gushti do jetë i vështirë për ne, ndaj përgjegjësia është e madhe”,- tha Hoxha.

Lexo edhe :  The Economist: Bota po e fiton luftën kundër kancerit!

Po ashtu, nga kryeministria, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, tha se shteti shqiptar do të blejë 2 avionë zjarrfikës./e.t

Të fundit

Kujtohen sot 4 Dëshmorët e Atdheut që u vranë nga Dritan Dajti

Sot mbushen plot 16 vite nga një prej ngjarjeve më të rënda në historinë e Policisë së Shtetit. Më...

Zjarri në pyllin me pisha mes Patosit e Mallakastrës, Balluku nxjerr pamjet

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka ndarë pamjet e zjarreve në pyllin me pisha mes Patosit e Mallakastrës dhe thotë se ekipet e Emergjencave Civili të...

100% e kryer! Alvaro Morata zgjedh skuadrën e re

Alvaro Morata së shpejti do të jetë lojtar i Comos. Telenovela e gjatë verore, e krijuar për shkak mosmarrëveshjeve midis Milan dhe Galatasaray, duket...

“Kasapi i Ballkanit” dhe “George Washington” i Kosovës

LUTFI DERVISHI - Tribunali për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi që u ngrit më 1993, kur ende tymi dilte nga shtëpitë e djegura në...

Ali Ahmeti: Serbia po bën gjithçka që të zhbëjë Kosovën

Në Prishtinë po protestohet “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët...

Lajme të tjera

Web TV