Ankorohet në Portin e Durrësit anija luftarake turke e klasit ‘Bajraktar’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbërrin në Portin e Durrësit “TCG Sancaktar”, anija desantuese e dytë e klasit ‘Bajraktar’, pjesë e flotës ushtarake turke dhe forcave të Aleancës. Kjo anije është ndalur në gjirin e Durrësit për një vizitë njëditore në kuadër të vizitës së misionit NSPA të NATO-s.

Ndërtuar në vitin 2016 në kantierin Anadolu (ADIK), kjo anije ka një gjatësi rreth 139 m dhe kapacitet mbajtës deri në 1,180–1,200 tonë ngarkesë, ku mund të akomodohen deri 18–20 tanke apo 24 automjete të blinduara dhe deri në rreth 350 forca të vendosura mbi bord.

“TCG Sancaktar” është një anije strategjike që fuqizon kapacitetet amfibe dhe mbështetjen logjistike të Turqisë në Mesdhe dhe më gjerë. Pajisjet e saj të avancuara të mbrojtjes dhe armamentit e bëjnë një aset të rëndësishëm në operacione të mundshme marine ose humanitare.

Kjo anije ka marrë pjesë në një sërë misionesh të rëndësishme, ndër të cilat Peace Spring në Siri në 2019, Efes 2024, ku është angazhuar dhe ka asistuar në operacionet e bashkëpunimit strategjik, të stërvitjeve ndërkombëtare dhe të ndihmës emergjente përfshirë operacionet amfibe, transportin e personelit dhe pajisjeve midis detit dhe bregut, mbështetjen logjistike, ndihmën humanitare dhe reagimin ndaj katastrofave natyrore./E.T

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV