Bukele ndryshon Kushtetutën, mund të qëndrojë President përgjithmonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kongresi i El Salvadorit ka miratuar një reformë kushtetuese që heq kufizimet për mandatet presidenciale, duke i hapur rrugën presidentit aktual Nayib Bukele të rikandidojë për një numër të pakufizuar mandatesh, shkruan A2 CNN. Reforma, e miratuar me procedurë të përshpejtuar, parashikon gjithashtu zgjatjen e mandatit presidencial nga pesë në gjashtë vjet, si dhe shtyrjen e zgjedhjeve të ardhshme për vitin 2027, për të unifikuar datat e zgjedhjeve presidenciale, legjislative dhe bashkiake.

Bukele, 44 vjeç, është në pushtet që prej vitit 2019 dhe fitoi mandatin e dytë në vitin 2024, pavarësisht ndalimit të qartë në kushtetutë për rizgjedhje të menjëhershme. Në vitin 2021, Gjykata Kushtetuese, e përbërë nga gjyqtarë të emëruar nga Bukele, vendosi se kandidimi i tij i përsëritur është një “e drejtë njerëzore”.

Miratimi i reformës u bë me votat e 57 deputetëve të partisë në pushtet Ide të Reja, ndërsa vetëm tre deputetë të opozitës votuan kundër. Shumë kritikë e kanë cilësuar këtë si një hap drejt konsolidimit të pushtetit të një partie të vetme dhe një goditje ndaj demokracisë.

“Faleminderit që po shkruani historinë, kolegë deputetë”, tha Ernesto Castro, kryetari i Asamblesë Legjislative dhe aleat i Bukeles, pas numërimit të votave.

Në krahun tjetër, reagimi i opozitës dhe i organizatave të të drejtave të njeriut ka qenë i ashpër. “Sot, demokracia vdiq në El Salvador”, deklaroi Marcela Villatoro, deputete e Aleancës Republikane Nacionaliste (Arena).

Nayib Bukele ka fituar mbështetje të gjerë popullore për shkak të fushatës së tij të ashpër kundër bandave kriminale, e cila ka sjellë rënie drastike të vrasjeve në vend. Megjithatë, organizatat për të drejtat e njeriut kanë ngritur shqetësime serioze lidhur me arrestimet masive dhe të paproceduara ligjërisht.

Lexo edhe :  Thirrje raciste antishqiptare/ Reagon ambasadori i Shqipërisë në RMV: Alarm për të gjithë

Që prej shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, janë arrestuar mbi 75 mijë persona. Amnesty International, në një raport të dhjetorit të kaluar, paralajmëroi për “zëvendësimin gradual të dhunës së bandave me dhunë shtetërore”. “Një ditë para pushimeve, pa debat, pa informuar publikun, me një votim të vetëm parlamentar, ata ndryshuan sistemin politik për të lejuar presidentin të qëndrojë në pushtet pa afat. Po ndjekim rrugën e njohur të autokratëve”, tha Noah Bullock, drejtor ekzekutiv i organizatës për të drejtat e njeriut Cristosal. m.p.

Të fundit

Thirrje “vdekje për shqiptarët” në ndeshjen e basketbollit/ E papranueshme heshtja!

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar për thirrjet raciste kundër shqiptarëve gjatë një ndeshjeje basketbolli në Maqedoninë e...

VIDEO/ Avioni përplaset me një zog dhe bën ulje emergjente pak pas nisjes

Një avion Airbus A321XLR i kompanisë ajrore Iberia u detyrua të realizojë një ulje emergjente ditën e diel, pas një përplasjeje me një zog...

Çfarë është marrëveshja e Status Quo-së për Xhaminë Al-Aqsa në Jeruzalem

Një vizitë e ministrit izraelit të ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, në kompleksin e xhamisë Al-Aqsa në Jeruzalem ka shkaktuar tensione të larta. Ajo...

Afera ‘Partizani’/ Sali Berisha paraqitet sot në SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, si i pandehur i...

Plastika kërcënim serioz, ja sëmundjet që shkakton nga fëmijët deri tek të moshuarit

Një raport i ri ekspertësh, i publikuar në revistën mjekësore prestigjioze The Lancet, paralajmëron se plastika përbën një “kërcënim serioz, në rritje dhe të nënvlerësuar” për...

Lajme të tjera

Web TV