Pas më shumë se dy dekadash, shitet për këtë çmim çorapja e Michael Jackson!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga çorapet e famshme të Michael Jackson, të cilën ai e ka veshur gjatë një prej koncerteve të tij legjendarë, është shitur në ankand për 6,200 euro. Çorapja e zbukuruar me kristale u përdor nga “Mbretit i Pop-it” gjatë performancës së tij në Nice, Francë, më 27 qershor 1997 dhe u ruajt për gati tre dekada nga një teknik zëri që punonte në koncert.

Çmimi fillestar ishte 2,500 euro, ndërsa ekspertët e vlerësuan ndërmjet 3,000 dhe 4,000 euro, por ofertat e koleksionistëve e çuan shumën shumë më lart. Identiteti i blerësit nuk është bërë publik, por objekti u cilësua si një “copëz historie pop”. Kjo nuk është hera e parë që veshjet e Michael Jackson shiten për shifra marramendëse.

Disa nga shitjet më të njohura përfshijnë xhaketën e kuqe të “Thriller”, e shitur për 1.8 milionë dollarë (2011), dorezën me kristale Swarovski, 350,000 dollarë (2009), këpucët e para të “moonwalk”-ut, 75,000 dollarë (2018) dhe xhaketën ushtarake të zezë, 144,000 dollarë./kb

 

Të fundit

“News24, kur pronarit i prishen pazaret dhe gazetari ngel në rrugë”

Qindra punonjës të News24 dhe mediave të tjera të Irfan Hysenbelliut, rrezikojnë të mbeten pa punë, pas konfliktit mes...

Përkeqësohet situata, zjarret në pyjet e Gramshit po bëhen edhe më masive

Situata nga zjarri në Sojnik të Gramshit është përkeqësuar akoma më shumë. Sipas kryebashkiakut të Gramshit, Besian Ajazi, një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer...

Aksident pranë urës së Drojës, raportohen tre të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të urës së Drojës. Sipas raportimeve në aksident janë...

“Klub frikacak!” Tifozët nuk ia falin Bayernit që shiti Coman

Bayern po has në kritika të mëdha nga tifozët në rrjetet sociale pas lajmit që Kingsley Coman po transferohet në Arabinë Saudite. Sky raporton...

Raporti: 357 milionë euro kredi ‘të këqija’ nëpër bankat shqiptare

Me gati 6 herë janë ulur kreditë me probleme, krahasuar me 11 vite më parë. Në fund të muajit qershor, Banka e Shqipërisë thotë...

Lajme të tjera

Web TV