Putin fajëson Ukrainën për mungesën e progresit të bisedimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti rus Vladimir Putin, të premten, e zhvendosi përgjegjësinë tek Ukraina për mungesën e përparimit në negociatat për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës, që ka nisur mbi tre vjet më parë.

Putin tha se është në favor të angazhimit në bisedime me Ukrainën, por se pritjet për rezultatet nuk duhet të jenë “të mëdha”.

Këto deklarata ai i bëri gjatë një takimi me udhëheqësin bjellorus, Alayksandr Lukanshenka, në Valam, ishull në veriperëndim të Rusisë.

“Në mënyrë që të arrihet një zgjidhje paqësore, na duhen bisedime serioze, jo publike. Kjo duhet të ndodhë në heshtje, në qetësinë e procesit të negociatave”, tha Putin, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.

“Nëse udhëheqja ukrainase beson se tani nuk është koha e duhur, se duhet pritur, atëherë ne jemi të gatshëm të presim”.

Këto deklarata ishin përgjigje ndaj komenteve të bëra nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili tha se negociatat e mirëfillta do të jenë të mundshme vetëm pas një ndërrimi të pushtetit në Moskë.

Megjithatë, më 1 gusht Zelensky u shpreh se është i hapur për dialog.

Pas deklarimeve të Putinit, ai shkroi në X se “nëse këto janë sinjale të një vullneti të sinqertë për ta përfunduar luftën me dinjitet dhe për të vendosur një paqe vërtet të qëndrueshme – dhe jo thjesht përpjekje për të fituar kohë për luftë apo për të shtyrë sanksionet – atëherë, Ukraina edhe një herë konfirmon gatishmërinë e saj për t’u takuar në nivel liderësh në çdo moment”.

Moska dhe Kievi rinisën bisedimet e drejtpërdrejta në maj për herë të parë që nga viti 2022. Tri rundet pasuese të bisedimeve rezultuan me shkëmbime të të burgosurve dhe trupave të pajetë të ushtarëve, por nuk sollën asnjë përparim drejt ndalimit të luftimeve.

Lexo edhe :  Zelensky nuk pranoi të takohet në Moskë, Bjellorusia e gatshme të organizojë takimin

Deklaratat e dy udhëheqësve vijnë në kohën kur presidenti amerikan, Donald Trump, ka rritur presionin ndaj Moskës duke e paralajmëruar me sanksione të ashpra. Ai po ashtu në fillim të muajit u vendosi palëve 50 ditë kohë që të pajtoheshin për një armëpushim. Por, më pas ai tha se i jep Rusisë 10 deri në 12 ditë kohë për përfundimin e luftës së nisur në shkurt të vitit 2022. m.p.

Të fundit

Aksident fatal në Sarandë/ Dalin fotot e dy motrave që humbën jetën

Del fotot e dy motrave që humbën jetën në aksident mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë – Delvinë. Si pasojë...

Vdekja si zile zgjimi

Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt. Ai është dënimi i parë...

1945: Vrasja e Xhon Bërç, viktima e parë e Luftës së Ftohtë

Në gusht të vitit 1945, bota sapo kishte hyrë në një fazë të re historike. Lufta e Dytë Botërore kishte marrë fund pas dorëzimit...

Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona/ Parashikimi i motit sot

Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e...

Murrizi-gazetarëve: Lul Morina nuk është ‘ushtar’ partie

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar sot pas lajmeve në disa portale lidhur me situatën mes biznesmenit Lul Morina dhe një gazetari. Përmes një postimi në...

Lajme të tjera

Web TV