Stuhitë përfshijnë jugun e SHBA, dy shtete shpallin gjendje të jashtëzakonshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy shtete amerikane, Nju Jorku dhe Nju Xhersi, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas stuhive të fuqishme dhe reshjeve të rrëmbyeshme që kanë shkaktuar përmbytje masive dhe ndërprerje të qarkullimit. Situata është përshkruar si e rrezikshme nga autoritetet, ndërsa rrugë të tëra janë bërë të pakalueshme dhe shumë banorë janë detyruar të qëndrojnë të izoluar.

Guvernatori i Nju Jorkut, Kathy Hochul, njoftoi se niveli i reshjeve në disa zona ka tejkaluar 150 mm brenda disa orësh, duke shkaktuar përmbytje të shpejta urbane dhe probleme serioze në infrastrukturë. Në aeroportin “LaGuardia” janë anuluar ose vonuar qindra fluturime, ndërsa disa linja të metrosë janë pezulluar përkohësisht. Gjendja është e rënduar edhe në Nju Xhersi, ku disa komunitete janë nën ujë.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se reshjet do të vijojnë edhe në orët në vijim dhe kanë kërkuar nga qytetarët që të shmangin udhëtimet, të qëndrojnë në ambiente të sigurta dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencës. Paralajmërime për përmbytje janë dhënë në disa shtete të tjera përreth, përfshirë Pensilvaninë dhe Konektikatin.
Meteorologët paralajmërojnë se rrebeshet dhe stuhitë pritet të jenë intensive, ndërsa ekziston rreziku edhe për rrëshqitje dheu në disa zona. Situata vjen vetëm pak javë pas përmbytjeve të rënda që goditën Nju Jorkun, duke nxjerrë në pah dobësitë e sistemit të kanalizimeve në përballjen me ngjarje ekstreme të motit që po bëhen gjithnjë e më të shpeshta/kb

 

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV