“Bankers”, Apeli shtyn për të mërkurën vendimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë për të mërkurën vendimin për masat e sigurisë ndaj të arrestuarve në kuadër të hetimeve për evazion fiskal të kompanisë së naftës “Bankers Petroleum”.

– Advertisement –
Në seancën e zhvilluar sot, të arrestuarit kërkuan ndryshimin e masave të sigurisë të vendosura më 5 korrik nga Gjykata e Fierit, të cilat përfshijnë “arrest në burg” për Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë, shtetasin kinez Hong Ping Xiao dhe ish-drejtorin Leonidha Çobo. Pesë persona të tjerë ndodhen në “arrest shtëpie”, ndërsa tre të tjerë janë lënë në “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit”.

Të akuzuarit pretendojnë se nuk kanë asnjë lidhje me veprat penale të ngritura nga prokuroria dhe kërkojnë zbutje të masave të sigurisë.

Hetimet për dosjen Bankers janë kryer nga Prokuroria e Fierit, në bashkëpunim me strukturat tatimore dhe ato të policisë, dhe lidhen me dyshime për shmangie masive të detyrimeve financiare përmes deklarimeve të rreme tatimore.

Në total janë lëshuar 14 masa sigurie, nga të cilat 10 janë ekzekutuar dhe 4 persona mbeten në kërkim. Prokuroria ka ngritur pesë akuza:

Krijim i skemave mashtruese lidhur me TVSH-në,
Fshehje e të ardhurave,
Pastrim i produkteve të veprës penale,
Shpërdorim detyre,
Moskryerje e detyrave nga organet tatimore.
Sipas prokurorisë, Bankers Petroleum, kompania që operon në zonën e Patos-Marinzës prej mbi 20 vitesh, ka shmangur taksat në mënyrë sistematike, duke deklaruar humbje për 20 vite me radhë në vlerën e 11.7 miliardë lekëve, ndërkohë që ka eksportuar apo shitur rreth 532 miliardë lekë naftë. Kompania dyshohet se jo vetëm shmangu pagesën e taksave, por përfitoi edhe rimbursime nga TVSH-ja.

Lexo edhe :  Berisha nuk heq dorë: Nuk i njohim zgjedhjet

Vendimi i Gjykatës së Apelit pritet të jepet të mërkurën nw orwn 10:00, në një çështje që ka marrë vëmendje të gjerë publike dhe institucionale për shkak të përmasave të mëdha të dyshimeve për evazion dhe pastrim parash. m.p.

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV