Mourinho i “fiksuar” pas Calhanoglu, Fenerbahce përgatit ofertën e radhës për turkun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fenerbahçe po vazhdon përpjekjet për të transferuar Hakan Calhanoglu nga Interi, pavarësisht se klubi italian e ka hequr atë nga lista e shitjeve.

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho, po përgatit një ofertë të re për mesfushorin turk, i cili ka qenë në qendër të spekulimeve gjatë merkatos verore. Nëse Calhanoglu refuzon kalimin në Turqi, Fenerbahçe ka një plan B: mesfushorin brazilian të Juventusit, Douglas Luiz.

Douglas ka pasur mosmarrëveshje me Juventusin, duke përfshirë mungesën në grumbullimin para sezonit, dhe një largim i tij duket i mundshëm. Përveçse Fenerbahçes, klube si Nottingham Forest dhe Everton janë gjithashtu të interesuara për të. Merkatoja po hyn në fazën përfundimtare, dhe gjithçka mbetet e mundur deri në mbylljen e saj./ D.C

Të fundit

Mjekët pa Kufij: Shpërndarja e ndihmave në Gaza është kthyer në vrasje të organizuar

Organizata “Mjekët pa Kufij” (MSF) ka dënuar ashpër skemën e shpërndarjes së ushqimeve të kontrolluar nga ushtria izraelite në...

Vera shton infeksionet, mjekja: Më të rrezikuarit të sëmurët kronikë dhe ata me nishane

Ekspozimi në diell dhe ujëra, qofshin këto dete e pishina, edhe gjatë këtij sezoni veror ka sjellë probleme të forta në lëkurë, aq sa...

Fundi i epokës Messi-Ronaldo, lista me 30-të lojtarët e nominuar për çmimin “Topi i Artë”

Këtë të enjte u shpall lista me 30 të nominuarit për çmimin Ballon d’Or 2025. Ylli argjentinas, Lionel Messi, nuk do të ketë mundësinë ta...

Korriku 2025, i treti më i nxehtë në histori!

Korriku i këtij viti ishte i treti më i nxehtë në histori mes të njëjtëve muaj pararendës, sipas agjencisë europiane të monitorimit të ndryshimeve...

Mbi 240 mijë raste me dhjetëra viktima, çfarë është virusi Chikungunya

Zyrtarët shëndetësorë në SHBA po i bëjnë thirrje udhëtarëve të jenë vigjilentë përballë përhapjes së vazhdueshme të një virusi të transmetuar nga mushkonjat, i...

Lajme të tjera

Web TV