Neymar dëshiron ende që të kontribuojë për Brazilin. Sulmuesi i njohur, i dërgoi një mesazh mjaft të qartë trajnerit Ancelotti, menjëherë pas ndeshjes që luajti me Santos në këtë fillim jave.
Neymar u shpreh se është i disponueshëm për kombëtaren, duke lëshuar sinjale të qarta për teknikun e përfaqësueses, në këtë periudhë të rëndësishme.
NEYMAR JR NO MORUMBIS 🏳️🏴 pic.twitter.com/gPib1NwUwe
— Santos FC (@SantosFC) August 5, 2025
Vlen të theksojmë se golashënuesi më i mirë i Brazilit me 79 gola mungoi në fund të majit, ndërsa tashmë ai duket i gatshëm për t’u rikthyer.
Futbollisti nuk luan për vendin e tij që nga tetori i vitit 2023, atëherë kur u dëmtua në kualifikimet e Botërorit kundër Uruguait.
Neymar ka në mendje planin e tij, dëshiron që të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, e cila do të jetë edhe kërcimi i tij i fundit me kombëtaren braziliane. 33-vjeçari nuk dëshiron që të çojë dëm këtë mundësi të artë, e pse jo të tentojë të fitojë një kompeticion të tillë, sukses në Botëror që do të ishte një kryevepër më vete. Neymar numëron plot 128 ndeshje për Seleçaon./ D.C