Shkëndija sonte luan për historinë dhe për… 10 mln euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të martë në orën 20:00 Shkëndija e Tetovës, kampione e Maqedonisë së Veriut luan kundër kampiones së Azerbajxhanit, Qarabagut, në sfidën e parë të turit të tretë kualifikues të Champions League.

Tanimë shqiptarët e Tetovës e kanë shkruar historinë, pasi në rastin më të keq e kanë siguruar një vend në grupet e Conference League për sezonin e ri. Objektivi i skuadrës së Jeton Beqirit është faza play-off e Champions League dhe për të shkuar aty duhet kaluar Qarabag.

Nëse kalon azerët, Shkëndija do përballej në play-off me fituesin e çiftit Ludogorets – Ferencvaros. Rrugëtimi për më tej nuk dihet, por ajo që është e sigurt janë fondet që vijnë nga UEFA.

Deri në këtë pikë të turneut, Shkëndija ia ka dalë të shtojë në llogarinë e saj 5 milionë euro për këto arritje të kësaj vere, shumë e akorduar nga UEFA. Nëse ia del të mbërrijë në fazën play-off, Shkëndija do i merrte edhe 5 milionë euro të tjera, që në total do shkonin në 10 milionë euro.

Pra, ndeshja kundër Qarabag nuk luhet vetëm në fushë, por edhe për të ardhurat e klubit. Ky duket një sezon fantastik për kuqezinjtë, që do ketë të ardhura të tjera pasi e kanë të sigurt garimin në Europë. m.p.

Të fundit

Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një tubimi elektoral

Ish-kryeministri çek Andrej Babis është sulmuar gjatë një tubimi elektoral në qytetin Dobra, në lindje të vendit, vetëm pak...

Fiksja drejt shuarjes, AKEP ul ndjeshëm tarifat për të shpëtuar telefoninë në Shqipëri

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) propozon të ulë tarifat e terminimit të thirrjeve (tarifat me shumicë që operatorët i paguajnë njëri-tjetrit) vitin...

Në prag të sezonit të gripit, Alimehmeti: Viroza normale për çdo stinë

Mjeku Ilir Alimehmet ishte i ftuar në Dita Jonë në A2 CNN ku foli në lidhje me raportimet për raste të shtuara të personave...

Sot flamujt në gjysmë shtizë, ditë zie për Dhimitër Anagnostin

Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë ditë zie kombëtare ditën e sotme, datë 2 shtator 2025, në nderim të të ndjerit Dhimitër Anagnosti....

Edhe Belgjika do të njohë shtetin e Palestinës, paralajmëron sanksione për Izraelin

Belgjika ka deklaruar se do të njohë pavarësinë e shtetit belg këtë muaj në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Lajmin e ka...

Lajme të tjera

Web TV