Specialist i shquar i naftës dhe Doktor Shkencash, Arqile Pipa ndërron jetë në Amerikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arqile Pipa, një nga specialistët shqiptar më të dalluar të naftës dhe gazit, ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçare në Amerikë. Lajmin e trishtë e ka dhënë familja, e cila zemërthyer njofton se Leu, siç e thërrisnin të gjithë, ka mbyllur sytë përgjithmonë më 3 Gusht.

Inxhinier Arqile Pipa mbante gradën “Doktor i Shkencave” dhe ishte një personalitet me integritet të lartë që ka lënë gjurmë të pazëvendësueshme me kontributin e tij në industrinë e Naftës dhe Gazit në Shqipëri.

Janë, gjithashtu, dhjetëra punime studimore e shkencore në këtë fushë që mbajnë emrin e tij. Arqile Pipa ka kontribuuar edhe në tekstet shkollore dhe universitare, që kanë udhëhequr studentët e Universitetit të Tiranës dhe Qendrës së Kualifikimit të Punonjësve të Naftës.

Specialist i shquar i naftës dhe Doktor Shkencash, Arqile Pipa ndërron

Inxhinier Arqile Pipa

Pas zhvendosjes në Amerikë me familjen, ai ka punuar si profesor i shkencave të Matematikës dhe Fizikës, ndërsa një kontribut të çmuar ka dhënë dhe si anëtar i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane dhe komunitetit shqiptar në Cleveland, Ohio.

Familja Pipa njofton të gjithë miqtë që ndodhen në Amerikë dhe duan të marrin pjesë në pritjen dhe homazhet për të, se ato do të zhvillohen nesër, më datë 6 Gusht nga ora 16:00-20:00, kurse ceremonia mortore do të mbahet të enjten, më 7 Gusht, nga ora 10:00 deri në orën 11:30, në Berry-McGreevy Funeral Home, 26691 Detroit Rd., Westlake, OH 44145.

Përcjellja për në banesën e fundit të inxhinierit dhe intelektualit Arqile Pipa do të bëhet pas ceremonisë mortore të së enjtes, në Saint Joseph Cemetery, 32789 Detroit Rd. Avon, OH 44011.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV