Zgjedhjet lokale, opozita e Serbisë sfidon Listën Serbe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetë të opozitës në Kuvendin e Serbisë, në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë, po punojnë aktivisht për formimin e subjekteve politike në Kosovë – veprim ky që është kritikuar nga pushteti në Beograd, por edhe nga Lista Serbe, që vepron në Kosovë me mbështetjen e autoriteteve serbe.

Bashkimi më i fundit i partisë opozitare serbe Fytyra e re e Serbisë, me nismën qytetare Drejtësia Popullore nga Leposaviqi, është cilësuar nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, si “zgjatje e dorës së Albin Kurtit”.

Fytyra e re e Serbisë dhe Drejtësia Popullore kanë paralajmëruar se do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë nën emrin “Fytyra e Re – Drejtësia Popullore”.

Lideri i Fytyrës së Re të Serbisë, njëherësh deputet në Kuvendin e Serbisë, Millosh Parandilloviq, tha se bashkimi me partinë nga Leposaviqi është “luftë kundër regjimit të [presidentit të Serbisë] Aleksandar Vuçiqit dhe [kryeministrit në detyrë të Kosovës] Albin Kurtit”.

Ai i është përgjigjur akuzave të Listës Serbe duke thënë se ajo, së bashku me Partinë Progresive Serbe dhe presidentin Vuçiq, janë “aleatët më të mëdhenj” të regjimit në Prishtinë dhe se “kanë frikë nga çdokush që u rrezikon pozitën”.

Fytyra e Re e Serbisë mori pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi, në fillim të vitit të kaluar, si pjesë e listës “Serbia kundër dhunës”, e cila fitoi 65 nga gjithsej 250 ulëse në Kuvendin e Serbisë.

Më herët, Lëvizja Popullore Serbe dhe Demokracia Serbe të Aleksandar Arsenijeviqit kishin bërë thirrje për bashkim dhe krijimin e një platforme politike me të cilën serbët e Kosovës do t’i kundërviheshin politikave aktuale të qeverive në Prishtinë dhe Beograd.

Lexo edhe :  Vetëvendosja kundërshton certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale

Ndërkohë, me mbështetjen e deputetit në Parlamentin serb Zharko Ristiq, është themeluar edhe një subjekt i ri politik i serbëve në Kosovë, i quajtur Aleanca e Kosovës. Në Kosovë, këtë iniciativë e udhëheq Goran Marinkoviq nga Dobrotini i Graçanicës.

Megjithatë, Lista Serbe – që gëzon mbështetjen e Qeverisë aktuale të Serbisë – ka deklaruar se Albin Kurti po përpiqet të eliminojë “përfaqësuesit autentikë të serbëve dhe të uzurpojë institucionet e këtij komuniteti”.

Miodrag Marinkoviq, nga Qendra për Veprime Shoqërore Afirmative (CASA), në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, vlerësoi se sulmet nga Beogradi ndaj aktorëve të rinj politikë në komunitetin serb në Kosovë tregojnë vetëm një gjë: që këta aktorë nuk janë nën kontrollin e Beogradit. m.p.

Të fundit

Zyrtare/ Kristjan Asllani prezantohet si lojtar i Torinos

Kristjan Asllani është zyrtarisht futbollist i ri i Torinos. Mesfushori i Kombëtares kuqezi u transferua nga Interi në huazim...

Skandali i mandatit te ‘Shqipëria Bëhet’, Kolegji konfirmon vendimin që ndez debate

Pas seancës së nisur paraditen e sotme, Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KAS që i kalon mandatin e Partisë Shqipëria Bëhet...

Flet opozitari i Putin: Ka probleme me financat dhe me rekrutimin e ushtarëve

Mikhail Khodorkovsky, ish-manjati i naftës që dikur ishte njeriu më i pasur në Rusi dhe kaloi dhjetë vjet në burg në Siberi për shkak...

Banditët me Maska të Medias

Nga Ermal Mulosmani Një ndër fenomenet më negative të medias së lirë, është mbipopullimi i saj me gazetarë të vetëquajtur “investigativë”. Të veshur me këtë emër...

U shfaq në Shqipëri në 1979, mushkonja tigër po përhapet me shpejtësi në Europën Veriore

Që nga shfaqja e saj e parë në Shqipëri në vitin 1979, mushkonja aziatike tigër (Aedes albopictus) është përhapur më tej në veri, duke...

Lajme të tjera

Web TV