Njeriu i gjashtë më i pasur në botë zgjedh Shqipërinë për pushime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej disa ditësh, Vlora është bërë destinacioni më i fundit i elitës globale. Miliarderi francez Bernard Arnault, një nga figurat më të fuqishme të biznesit luksoz ndërkombëtar, ndodhet në ujërat e kristalta të bregdetit shqiptar, duke shijuar pushimet verore në jahtin e tij super luksoz.

Arnault, i cili është kryetar dhe CEO i LVMH, konglomeratit më të madh të mallrave luksoze në botë (Louis Vuitton, Dior, Fendi, Givenchy, Mowt & Chandon e shumë të tjera), renditet aktualisht si njeriu i gjashtë më i pasur në botë. Pasuria e tij, sipas Forbes, kap vlerën 148.7 miliardë dollarë, ndërsa sipas Bloomberg arrin në 155 miliardë.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se Arnault ndodhet në Shqipëri për një pushim, ndërsa jahti i tij është fotografuar përballë Gadishullit të Karaburunit.

Ndalesa në Shqipëri vjen vetëm pak javë pasi Jared Kushner dhe Ivanka Trump vizituan gjithashtu rivierën shqiptare, nga Dhërmiu në Sarandë, dhe më pas Richard Grenell u shfaq në Ksamil e Sarandë me miq amerikanë.

Vlora, duket se po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një pikë elitare turistike, ku jahtet e miliarderëve ndërkombëtarë nuk janë më rastësi, por një trend i ri i verës 2025./e.t

Të fundit

Igli Tare gjen sulmuesin e shumëkërkuar! Kushton 40 mln euro

Milani ka hedhur sytë nga Victor Boniface, sulmuesi i Bayer Leverkusen. Pas kërkimeve për të gjetur një qendërsulmues për...

Po vjen blerja më e kushtueshme në historinë e Premier League!

Alexander Isak është lojtari më i lakuar i momentit në mediat sportive të Europës.  Sulmuesi po bën një betejë të hapur me Newcastle për ta...

Elon Musk heq dorë nga ideja e themelimit të partisë? Arsyeja quhet… Tesla

Sipas një raporti të medias amerikane, Wall Street Journal, Elon Musk me sa duket i ka pezulluar për momentin planet e tij për të...

Zjarret na tregojnë ku çalojmë: mungesa në mjete, efektivë dhe infrastrukturë

Situata e zjarreve në vend, pavarësisht reagimit dhe angazhimit maksimal të punonjësve të zjarrfikësve, ka nxjerrë në pah në mënyrë të përsëritur edhe mangësitë...

“Ecim”, thotë Rama! Lirohen hapësirat publike në Durrës

Aksioni për lirimin e hapësirave po vijon në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje të reja të aksionit, kësaj radhe...

Lajme të tjera

Web TV