Rekord historik i nxehtësisë në Japoni, për herë të parë temperatura arrin mbi 41 gradë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Japonia ka regjistruar dy rekorde të reja të temperaturave më të larta ndonjëherë brenda një dite, teksa vala përvëluese e të nxehtit po përfshin vendin. Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze, temperaturat arritën fillimisht në 41.6°C, për t’u rritur më pas në 41.8°C, duke vendosur një rekord të ri historik për vendin. Temperaturat ekstreme u shënuan të martën në qytetin Isesaki, që ndodhet në prefekturën Gunma në pjesën veriore të rajonit Kanto. Këto vlera e tejkalojnë ndjeshëm rekordin e mëparshëm prej 41.2°C, i cili ishte regjistruar vetëm javën e kaluar në prefekturën Hyogo, në perëndim të Japonisë.

Përpara kësaj vale të fundit të të nxehtit, rekordi më i lartë ishte 41.1°C, i shënuar më parë në vitet 2020 dhe 2018. Agjencia Meteorologjike ka bërë të ditur gjithashtu se muaji i kaluar ka qenë më i nxehti që prej fillimit të matjeve në vitin 1898. Temperatura mesatare mujore ishte 2.89°C mbi mesataren e periudhës 1991-2020. Edhe qyteti turistik i Kyotos është prekur nga vala përvëluese. Javën e kaluar, temperaturat atje arritën në 40°C, për herë të parë që ndonjë prej pikave të matjes, nga më e vjetra që daton në vitin 1880, deri tek më e reja e hapur në 2002 ka regjistruar një vlerë të tillë.

Klima ka ndryshuar dhe vitet e fundit, verat janë më të gjata dhe të nxehta, dimrat më të butë, ndërsa pranvera dhe vjeshta janë çrregulluar plotësisht. Studimi i fundit i publikuar në “Progress in Environmental Geography”, thekson se nuk po përballemi thjesht me ndryshime, por me lindjen e stinëve të reja të krijuara si pasojë e aktiviteteve të njeriut. Autorët propozojnë terma të rinj për të përshkruar këtë epokë të çuditshme klimatike. Sipas tyre e para janë stinët sinkopike; verat po bëhen më të nxehta, dimrat po bëhen më të butë dhe ngjarjet ekstreme po bëhen më të shpeshta. /e.t

Të fundit

Skandal në Universitetin e Mjekësisë: Shefja e departamentit pa doktoraturë

Një tjetër çudi në sistemin akademik shqiptar është zbuluar së fundmi nga ish-ministri i Arsimit, Taulant Muka. Në një...

Trump: George dhe Alex Soros të akuzohen si organizatë kriminale!

Donald Trump nisi një sulm ndaj George Soros dhe djalit të tij, Alexander Soros në një postim në platformën "Truth Social", duke i bërë...

Berisha: Rama tallet! Zjarrfikësit duan mjete dhe jo lëvdata boshe

Sali Berisha përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me dekoratat që Kryeministri Edi Rama i shpërndau punonjësve që u përfshinë...

Pse Milani e refuzoi? Boniface më në fund tregon “sekretin”

Viktor Boniface ka thyer heshtjen dhe për herë të parë ka zgjedhur të flasë hapur për transferimin e tij të dështuar te Milani. Sulmuesi...

Erion Braçe ngre alarmin: Shqiptarët po mashtrohen

Ndryshe nga 3 dekada më parë, në vitin e mbrapsht 1997... sot shqiptarët po mashtrohen nga “firmat piramidale në internet”. Ato që joshin për...

Lajme të tjera

Web TV