Rreth 296 mijë individë të abonuar/ Sa paguajnë shqiptarët për të pasur internet?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur vjen çështja tek interneti, shumë shqiptarë zgjedhin të abonohen në kompani të cilat ofrojnë si shërbimin e internetit, ashtu edhe atë të televizorit apo të telefonisë në shtëpi. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se në krahasim me vitin e kaluar, ka pasur një rritje të qytetarëve dhe bizneseve që përdorin shërbimet nga rrjetet fikse, me përjashtim të telefonisë fikse.

Në krahasim me tremujorin e parë 2024, këtë vit rezulton që shqiptaët të kenë instaluar një numër më të madh pajisjesh që ofrojnë internet në shtëpi. Numri i pajtimtarëve me akses Broadband në internet nga rrjete fikse arriti në rreth 682 mijë, që përbën një rënie me 0.7% në krahasim me tremujorin e mëparshëm, por një rritje me rreth 7.1% në krahasim me të njëjtin tremujor në vitin 2024.

Ndërkohë, numri i atyre që paguajnë për të pasur telefoni, internet dhe televizor bashkë, në shtëpinë ose biznesin e tyre, arriti në rreth 296 mijë në fund të marsit, një rënie kjo me 1.1% në krahasim me tremujorin e fundit 2024, por është rritur me 0.9% vlerësuar me tremujorin e parë të 2024-ës.

Nga ata që zgjedhin paketa të integruara, 47.6% abonohen për paketa dyfishe (internet dhe televizor), 29.9% paguajnë në një kompani të vetme për paketa dyfishe (internet dhe telefoni), ndërsa 22.5% abonohen për paketa trefishe (internet, televizor dhe telefoni).

Për sa i përket telefonave të vjetër me kabëll, përdorimi i tyre vijon të bjerë. Sipas statistikave zyrtare, numri i pajtimtarëve të linjave të telefonisë fikse në fund të tremujorit të parë 2025 është raportuar rreth 159 mijë, duke rënë me 6.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./e.t

Të fundit

Analizë/ Si e joshi Pakistani Donald Trump dhe pse kjo shqetëson Indinë

Këtë verë, shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, është shfaqur dy herë në zemër të establishmentit amerikan, duke...

Zjarr midis dy reparteve ushtarake në Zall Herr, Vengu: I pakuptimtë

Vatra zjarri ka pasur sot edhe në qarkun e Tiranës. Por ajo që ra më shumë në sy dhe ka ngritur dyshime të fort...

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit të...

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës – Britania e Madhe, Franca, Rusia,...

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe...

Lajme të tjera

Web TV