Serbia arreston shqiptarin, ekspertët: Hakmarrje e Beogradit për zbulimin e spiunëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetasi kosovar Behar Preniqi është i fundit qytetar i arrestuar nga autoritetet serbe në vargun e arrestimeve të fundit që janë bërë në territorin e Serbisë.

Preniqi u ndalua në pikën kufitare Batrovci, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, ndërsa po udhëtonte nga Gjermania drejt Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme reagoi duke e cilësuar rastin si arrestim arbitrar dhe të paprovokuar.

Ajo i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë zëshëm dhe me vendosmëri ndaj praktikave represive të Serbisë, të cilat janë në kundërshtim me parimet themelore të të drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut: “Rasti i fundit i arrestimit të qytetarit Behar Preniqi përbën një tjetër dëshmi të qartë të praktikave të papranueshme dhe destruktive të autoriteteve serbe, të cilat bien në kundërshtim të hapur me të drejtën ndërkombëtare dhe me standardet themelore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”.

Ekspertët e sigurisë këto arrestime i konsiderojnë si hakmarrje pasi autoritetet kosovare arritën të zbulojnë një rrjet spiunazhi duke arrestuar 6 persona si dhe ndihmësdrejtorin e të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviç që u zbulua se ka regjistuar jashtëligjshëm takimet në Bruksel.

Gurakuç Kuçi, ekspert i sigurisë, deklaroi: “Vargu i atyre të cilët u zbuluan nga institucionet e sigurisë së Kosovës që janë spiunë të Serbisë në Kosovë e bëri Serbinë të duket dhe të demaskohet si një shtet i cili është duke bërë një agresion spiunazhi ndaj një shteti tjetër, tani Serbia për të relativizuar dhe për të humbur në media këtë çështje ajo ka filluar si një lloj hakmarrje dhe njëlloj propagande me arrestimin e disa shqipatrëve”.

Në paraburgim në Serbi është edhe Arbnor Spahiu ish-polic i Kosovës me akuzën se ka marr pjesë në rastin e Banjskës edhe pse ishte dorëhequr një vit para ngjarjes. Gjithashtu, u ndalua edhe Lulzim Halili si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe pse u konstatua nga organizatat e veteranëve se nuk është në listën e tyre.

Lexo edhe :  Parashqevi Simaku feston 59-vjetorin e lindjes, mesazh prekës për të birin

Ndërsa autoritetet serbe ndaluan edhe Sasha Gjorgjeviç si i dyshuar për bashkëpunëtor të Shërbimit Informativ të Shtetit të Shqipërisë (SHISH), përmes Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI): “[Serbia] Me patjetër, sidomos për rastet e fundit në Kosovë duhet ta mbrojë imazhin e vet në çdo formë dhe imazhi i tyre po mbrohet në formën më të keqe për shqiptarët sepse shqiptarët të cilët po i arresotjnë ata janë realisht njerëz të pafajshëm”.

Ministria e Punëve të Jashtme u bëri sërish thirrje gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të shmangin udhëtimet përmes territorit të Serbisë, për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre./kb

Të fundit

Për pushime në Sarandë, turisti francez bie nga lartësia në gjendje të dehur, humb jetën

Një ngjarje tragjike është shënuar në orët e vona të mbrëmjes në qytetin bregdetar të Sarandës, ku një turist...

Aktori në lidhje me ish-gruan e miliarderit! Kush është 46-vjeçarja që i vodhi zemrën?

Aktori me famë botërore, Kevin Costner, duket se ka gjetur përsëri dashurinë. Miqtë e tij thonë se legjenda e Hollywood-it nuk është dukur kaq...

2 shtator 1998 – Katastrofa e Swissair Flight 111, vdesin 229 pasagjerë

Më 2 shtator 1998, ndodhi një nga tragjeditë më të mëdha ajrore të linjës zvicerane Swissair: avioni Flight 111, një McDonnell Douglas MD-11, i...

Berisha merr pjesë në homazhet për ikonën e kinematografisë Dhimitër Anagnosti

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nderoi sot regjisorin e shquar Dhimitër Anagnosti në ceremoninë e homazheve të zhvilluara në sallën e Teatrit të...

Rusia, Kina e Mongolia, firmosin memorandumin për gazsjellësin “Fuqia e Siberisë 2”

Rusia, Kina dhe Mongolia kanë nënshkruar, në samitin trepalësh të mbajtur në Pekin, një memorandum detyrues për ndërtimin e gazsjellësit Poëer of Siberia 2...

Lajme të tjera

Web TV