Shkenca ngre alarmin: Tokës po i mbaron oksigjeni më shpejt nga sa mendonim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Oksigjeni është jetik për ekzistencën tonë, por për sa kohë do të vazhdojë të na mbështesë? Një studim i ri i realizuar nga shkencëtarë të NASA-s dhe Universitetit Toho në Japoni paralajmëron se atmosfera e pasur me oksigjen e Tokës mund të shkatërrohet brenda një miliard vitesh.

Edhe pse duket si një afat shumë i largët, rënia e parë e ndjeshme e niveleve të oksigjenit mund të fillojë shumë më herët ndoshta brenda 10 mijë viteve të ardhshme. Sipas Christopher Reinhard, bashkautor i studimit nga Instituti i Teknologjisë i Xhorxhias, “jeta e atmosferave të pasura me oksigjen mund të jetë më e shkurtër nga sa kemi menduar deri tani”.

Studiuesit janë fokusuar në lidhjen mes niveleve të oksigjenit dhe rritjes graduale të ndriçimit të Diellit. Me rritjen e temperaturave në Tokë, dioksidi i karbonit (CO₂) në atmosferë do të fillojë të shpërbëhet, duke vështirësuar procesin e fotosintezës themelor për mbijetesën e bimëve dhe për prodhimin e oksigjenit.

Nëse bimët nuk mund të mbijetojnë, pasojat do të jenë dramatike, pasi ato janë burimi kryesor i oksigjenit në planet. Mungesa e prodhimit të oksigjenit do të çojë në zhdukjen e shtresës mbrojtëse të ozonit, duke lejuar që rrezatimi ultravjollcë të arrijë në sipërfaqen e Tokës.

Njëkohësisht, në atmosferë do të grumbullohen sasi të larta të metanit një gaz serrë i fuqishëm, duke krijuar një mjedis të papërshtatshëm për jetën siç e njohim. Sipas udhëheqësit të studimit, Kazumi Ozaki, do të ndodhë një “deoksigjenim i madh”, ku atmosfera e Tokës do të karakterizohet nga përqendrime të larta të metanit, nivele shumë të ulëta të CO₂ dhe mungesë të shtresës së ozonit.

Kjo atmosferë toksike nuk do të mbështesë jetën e njerëzve dhe specieve të tjera që varen nga oksigjeni, pasi parashikohet që përqendrimet e oksigjenit të bien deri në një milion herë më pak se sot. Mund të mbijetojnë vetëm disa mikroorganizma anaerobe, të cilat nuk kanë nevojë për oksigjen të ngjashme me format e para të jetës.

Lexo edhe :  Dimri arktik mund të mos ekzistojë më!

Megjithatë, lajmi nuk është alarmant për ne personalisht pasi këto ndryshime pritet të ndodhin në një të ardhme shumë të largët, kur njerëzimi ka shumë gjasa të mos ekzistojë më.

E rëndësishme për t’u theksuar është se kjo rënie e oksigjenit nuk vjen si pasojë e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit, por si pjesë e evolucionit natyror të Tokës. Sipas studiuesve, kjo njohuri është e rëndësishme jo vetëm për të kuptuar të ardhmen e planetit tonë, por edhe për kërkimet e jetës në planetë të tjerë që kanë atmosferë me oksigjen.

Megjithëse një planet mund të ketë oksigjen sot, kjo nuk do të thotë që ai do ta ketë përgjithmonë. Në fund të fundit, studimi na kujton një të vërtetë themelore: asgjë nuk është e përhershme. Dhe kjo na bën të reflektojmë më thellë mbi kushtet që e bëjnë jetën të mundur në Tokë dhe sa të brishta janë ato në të vërtetë./kb

Të fundit

Kujtohen sot 4 Dëshmorët e Atdheut që u vranë nga Dritan Dajti

Sot mbushen plot 16 vite nga një prej ngjarjeve më të rënda në historinë e Policisë së Shtetit. Më...

Zjarri në pyllin me pisha mes Patosit e Mallakastrës, Balluku nxjerr pamjet

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka ndarë pamjet e zjarreve në pyllin me pisha mes Patosit e Mallakastrës dhe thotë se ekipet e Emergjencave Civili të...

100% e kryer! Alvaro Morata zgjedh skuadrën e re

Alvaro Morata së shpejti do të jetë lojtar i Comos. Telenovela e gjatë verore, e krijuar për shkak mosmarrëveshjeve midis Milan dhe Galatasaray, duket...

“Kasapi i Ballkanit” dhe “George Washington” i Kosovës

LUTFI DERVISHI - Tribunali për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi që u ngrit më 1993, kur ende tymi dilte nga shtëpitë e djegura në...

Ali Ahmeti: Serbia po bën gjithçka që të zhbëjë Kosovën

Në Prishtinë po protestohet “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët...

Lajme të tjera

Web TV