Aventura mes autostradës/ Shoferi kapet me 320 km/h, trefishi i shpejtësisë së lejuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngjarja ka bërë bujë në mediat gjermane, edhe pse vendi njihet për dashurinë ndaj makinave të shpejta dhe mungesën e kufijve të përgjithshëm të shpejtësisë në disa pjesë të rrugëve, sipas The Guardian.

Një shofer Porsche është kapur duke udhëtuar me 320 km/h në autostradën gjermane A2 pranë qytetit Burg në landin Saksoni-Anhalt, thuajse trefishi i kufirit të lejuar prej 120 km/h në atë segment.

Policia bëri të ditur se shoferi, i cili drejtonte një Porsche Panamera me vlerë mbi 100 mijë euro, do të përballet me një gjobë prej 900 euro, një pezullim tre mujor të patentës, dhe ndëshkime të tjera. Identiteti dhe mosha e tij nuk janë bërë publike.

Segmenti i autostradës A2, që lidh rajonin industrial të Ruhr-it me Unazën e Berlinit, është i njohur për trafikun e rënduar dhe kufizimet e shpejtësisë, veçanërisht për shkak të punimeve rrugore. Ngjarja ndodhi në fund të korrikut, por policia publikoi të dhënat këtë javë, pasi shkelja u regjistrua nga një radar i vendosur në një “trailer monitorues” mobil.

Ky nuk është rasti i parë që ndodh në këtë autostradë. Në vitin 2021, një drejtues Bugatti u kap me 417 km/h afër Magdeburgut, kryeqyteti i landit, i dyshuar për pjesëmarrje në një garë ilegale. Megjithatë, mungesa e provave çoi në mbylljen e çështjes pa ndëshkim.

Autoritetet kanë nisur një “maratonë radarësh” këtë verë në Saksoni-Anhalt, duke shënjestruar segmentet problematike me kamera të shumta, veçanërisht gjatë periudhës së pushimeve shkollore.

Policia përdori këtë rast për të bërë thirrje publike për respektim të rregullave të qarkullimit. “Shkeljet e shpejtësisë rrezikojnë jo vetëm jetën e shoferit, por edhe të përdoruesve të tjerë të rrugës”, tha policia në një deklaratë. “Respektoni kufijtë e shpejtësisë – udhëtoni të sigurt dhe shmangni gjobat e larta, pikët negative dhe ndalimin e patentës.”

Lexo edhe :  ‘Nuk vij mo!’, Kryemadhi batuta pas daljes nga SPAK: Më thanë kush të duron ty…

Debati për vendosjen e kufijve të shpejtësisë në të gjithë Gjermaninë mbetet i nxehtë. Ndërsa mbrojtësit e kufizimeve përmendin sigurinë dhe ndikimin në klimë, klubet e makinave dhe industria automobilistike e shohin “lirinë e autostradës” si pjesë të trashëgimisë kulturore gjermane./e.t

Të fundit

“Topi i Artë? Si mund ta them se nuk e dua? Dua edhe Champions”

Lamine Yamal ka shumë ëndrra. Ai sivjet është midis 30 kandidatëve për Topin e Artë. Mund edhe ta fitojë,...

Darka luksoze, ish-ministrja kroate dënohet

Një ish-ministre kroate, e cila veçse ishte dënuar për korrupsion, iu shqiptua një dënim tjetër më 2 shtator për shpenzim të mijëra eurove nga...

Këshilli i Ministrave: Shpërblim për efektivët e zjarrfikësit që luftuan me flakët

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për shpërblimin e të gjithë punonjësve të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve...

Gjendet një person i pajetë në Korçë, dalin detajet e para

Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në banesën e tij në Korçë, ku jetonte i vetëm. Përmes një njoftimi, Policia bën...

Sa shanse ka Edi Rama të heqë nga qarkullimi paranë ‘cash’?

Shkruar nga DW / Edi Rama njoftoi së fundi një plan ambicioz: ai do ta shndërrojë Shqipërinë në shtetin e parë në botë që...

Lajme të tjera

Web TV