Al-Hilal ka nënshkruar me sulmuesin uruguaian Darwin Nunez nga Liverpool me një kontratë trevjeçare.
Klubi i Superligës së Arabisë ka siguruar marrëveshjen me vlerë 53 milionë euro për 26-vjeçarin. Nunez iu bashkua Liverpoolit në qershor të vitit 2022 nga skuadra e Benfikës për një tarifë fillestare prej 64 milionë eurosh.
Ai ka shënuar 40 gola në 143 paraqitje për ‘Të Kuqtë’, por sezonin e kaluar, gjatë fushatës fituese të titullit, u aktivizua vetëm tetë ndeshje si titullar në Premier League.
Bienvenido, Darwin Nunez 🤩💙 pic.twitter.com/zm6DZe7D8x
— AlHilal Saudi Club (@Alhilal_EN) August 9, 2025
“Të gjithë në klub duan ta falënderojnë Darwin për kontributin e tij dhe t’i urojnë atij dhe familjes së tij gjithë të mirat për të ardhmen”, thuhej në njoftimin e klubit anglez.
Nunez i është bashkuar tashmë skuadrës së Al-Hilal që drejtohet nga trajneri Simone Inzaghi, në kampin stërvitor parasezonal në Gjermani.
𝑳𝒂 𝒑𝒂𝒏𝒕𝒆𝒓𝒂 is Blue 🐅💙pic.twitter.com/FqJtwuv3nC
— AlHilal Saudi Club (@Alhilal_EN) August 9, 2025
Largimi i tij mund të ndikojë në ndjekjen që Liverpool po i bën sulmuesit suedez Isak, me Newcastle që ka refuzuar një ofertë fillestare prej 110 milionë eurosh./ D.C