Fluks i lartë udhëtarësh në Portin e Durrësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pesë tragete mbërritën paraditen e sotme në portin e Durrësit duke sjellë mijëra udhëtarë dhe qindra automjete. Edhe dita e sotme kishte fluks të ngarkuar udhëtarësh, shumica e të cilëve janë emigrantë që kthehen për të kaluar pushimet. Të shumtë janë edhe të huajt që vijnë në vendin tonë, ndërsa arsyet janë të ndryshme.

Jam nga Londra, mbërritëm tani në Durrës dhe jemi një grup shokësh që udhëtojmë me biçikleta. Do të mbërrijmë në Kostanca të Rumanisë”, u shpreh një turist.

Disa të rinj kanë udhëtuar nga Brazili dhe janë të interesuar për të studiuar historinë e periudhës otomane.

Ne jemi nga Brazili, erdhëm në kuadër të një projekti nga UNESCO dhe do të studiojmë periudhën otomane në vendin tuaj. Do ta fillojmë nga Durrësi dhe më pas të shohim”, thanë ata..

Nuk mungojnë as turistët e aventurës si këta dy të rinj që vijnë nga Republika Çeke.

Ne jemi nga Republica Çeke dhe na pëlqejnë aventurat. Do akomodohemi për 6 ditë të kalojmë mirë me pak shpenzime. Ne preferojmë të flemë jashtë në tenda dhe ku të mundemi”, u shprehën ata.

Kjo është java e fundit që në port aplikohen linjat e dyfishta, duke rikthyer normalitetin dhe fluksin e zakonshëm të lëvizjeve./E.T

Të fundit

Mbeti e bllokuar në ‘Gjirin e Filikurit’, policia shpëton turisten çeke

Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Himarë, i erdhën në ndihmë një turisteje çeke, e cila...

Aksident i rëndë në Berat, ndërron jetë shoferi 29-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Moravë të Beratit në orët e para të mëngjesit. Rreth orës 04:30, në fshatin Moravë, shtetasi O. C.,...

Qëndrimi mbi telefona, mjekët: Shëndeti i syve të fëmijëve, në përkeqësim

Pushimet shtuan edhe më shumë qëndrimin para ekraneve të telefonave. Hapësirat digjitale ishin të lidhura kudo, në plazhe, shezllone, bare restorante e hotele si...

2008 – Michael Phelps, njeriu që sfidoi kufijtë e njeriut në pishinën olimpike

Në verën e Pekin 2008, bota e sportit u bë dëshmitare e një mrekullie njerëzore që doli përtej çdo rekordi e imagjinate. Michael Phelps,...

Kategoritë e komentuesve në rrjetet sociale dhe ç’duhet të bëjmë me ta

Nga ROLAND QAFOKU Të gjithë ata që përdorin rrjetet sociale duke postuar statuse, apo bëjnë komente gjithëfarësojsh, unë i ndaj në gjashtë kategori: 1. Ata që...

Lajme të tjera

Web TV