Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Tërmeti ishte në një thellësi prej 10 km, shkruan Reuters.

Bëhet e ditur se tërmeti u ndje deri në Japoni pasi Ishujt Kuril janë një arkipelag i vendosur pranë Hokkaidos, një nga ishujt më të mëdhenj të Japonisë.

Deri më tani nuk ka informacione për dëme ose viktima.

Gjithashtu, autoritetet japoneze dhe ruse ende nuk kanë publikuar informacione nëse ekziston rreziku i një cunami.

Lindja e Rusisë ka qenë një vend me aktivitet sizmologjik jashtëzakonisht intensiv në periudhën e fundit.

Tërmeti më i fuqishëm goditi Gadishullin Kamchatka më 30 korrik, dhe paralajmërime për cunami u lëshuan në Rusi, Japoni dhe SHBA për shkak të këtij tërmeti./e.t

Të fundit

Zjarret jashtë kontrollit/ Kërkohet ndihmë urgjente në Gramsh, banorët të bllokuar

Në fshatrat Kullollas, Bletës dhe Menkollarë të Gramshit, nga zjarri masiv janë përfshirë dhe banesa, duke shkaktuar dëme të...

Çlirimi vazhdon! Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish mesditën e sotme pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Në një postim në Facebook, kreu i...

Mjerimi i krizës

Nga Ben Andoni Në këto ditë kur njeriu mendon të prehet dhe siç ndodh rëndom në Shqipëri të mendojë në përparësi të papriturat që e...

Çfarë ndodh nëse do të zhdukeshin të gjitha mushkonjat?

Disa besojnë se zhdukja e mushkonjave do të kishte pasoja serioze për kafshët që ushqehen me to, siç janë zogjtë. Por shkencëtarë të tjerë...

Shpëtoi 3 të aksidentuarit, Proda i akordon certifikatën inspektorit Klajdi Mustaj

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua ceremonia për dorëzimin e certifikatës së akorduar nga Drejtori i Përgjithshëm, punonjësit...

Lajme të tjera

Web TV