Drejtoria e Mbrojtjes jep alarmin: Këto 3 ditë priten temperatura ekstreme, bëni kujdes!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin apelon të gjithë qytetarët që të bëjnë kujdes tre ditët në vazhdim, pasi sipas raporteve, parashikohen temperatura të larta ekstreme.

Krahas kujdesit për shëndetin, institucioni thekson se këto temperatura përbëjnë një rrezik të shtuar për shpërthimin dhe përhapjen e zjarreve në zonat pyjore dhe rurale.

Të gjitha strukturat përkatëse – emergjencat civile, shërbimi zjarrfikës, ndërmarrjet publike dhe institucionet lokale – janë në gatishmëri maksimale për përballimin e çdo situate të mundshme, por kërkohet dhe bashkëpunimi i qytetarëve.

Drejtoria e Mbrojtjes thotë se po kryhen patrullime të shpeshta në terren, mjetet zjarrfikëse dhe ndihmëse janë të pajisura dhe të gatshme për ndërhyrje të menjëhershme, si dhe po punohet ngushtësisht me Policinë, mjekët e familjes, si dhe skuadrat vullnetare të emergjencës për çdo situatë.

“Kërkojmë bashkëpunimin e çdo qytetari për të parandaluar situata të rrezikshme: Mos ndizni zjarre në ambiente të hapura dhe Raportoni menjëherë çdo vatër zjarri ose tym të dyshimtë në numrat falas: 128 – Shërbimi Zjarrfikës dhe 112 – Emergjencat dhe Policia”, vijon njoftimi.

Edhe raportet meteorologjike parashikojnë se për ditën e sotme termometri do të shënojë 42 gradë celcius. E njëjta situatë parashikohet dhe për ditët në vazhdim, ndaj kërkohet kujdes i shtuar nga qytetarët për të mos dalë në oraret e pikut./E.T

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV