Pas një periudhe me mot më të freskët, pjesë të Evropës Qendrore dhe Lindore po përballen me një valë të nxehtësisë, ndërsa ajri i nxehtë nga Europa Jugperëndimore po përparon në veri-perëndim. Që nga fundi i korrikut, pjesë të mëdha të Gadishullit Iberik kanë përjetuar nxehtësi të qëndrueshme, me temperatura që shpesh arrijnë nga 38 deri në 40 gradë Celsius.
Të enjten e kaluar, një stacion meteorologjik në qytetin spanjoll Talavera de la Reina, i vendosur 350 metra mbi nivelin e detit, regjistroi temperaturën maksimale prej 42.7°C (108.9°F), rreth 18 gradë më shumë se norma lokale për gushtin. Kjo nxehtësi e fortë arriti në jug të Francës në fillim të javës së kaluar, duke sjellë temperatura në nivelet e larta të 30-ave Celsius në disa zona.
Në kombinim me tokat e thata, kushtet janë ideale për përhapjen e zjarreve të egra. Në Aude, Occitanie, një zjarri që nisi më 5 gusht u përhap në një zonë sa Parisi brenda disa ditësh, duke u bërë zjarri më i madh në Francë në 75 vitet e fundit. Një person humbi jetën dhe 13 të tjerë u plagosën, prej të cilëve 11 zjarrfikës. Një sistem i gjerë presioni të lartë që po lëviz drejt lindjes nëpër kontinent pritet të sjellë masën e ngrohtë të ajrit drejt veriut dhe lindjes, duke ngritur temperaturat 10-15 gradë mbi mesataren në veri të Francës, Angli, Beneluks dhe Evropën Qendrore e Lindore gjatë kësaj jave.
Të martën, në shumë pjesë të Francës pritet që temperaturat të arrijnë 35-40°C, me disa zona që mund të kapin edhe nivelin e ulët të 40-ave, ndërsa në pjesë të Spanjës dhe Portugalisë temperaturat mund të arrijnë 43-44°C. Mot i nxehtë pritet të përhapet në Gjermani dhe Poloninë Perëndimore të mërkurën dhe të enjten, ku pritet të arrijë në 30-35°C. Duke pasur parasysh se Europa Jugore dhe Jugperëndimore tashmë po përjetojnë nxehtësi intensive, ardhja e këtij ajri të ngrohtë në pjesët Qendrore dhe Lindore pritet të shënojë fillimin e një periudhe të gjerë të nxehtësisë që mund të zgjasë disa ditë.
Ndërkohë, zjarret e egra vazhdojnë të djeginn Greqinë dhe Turqinë, dhe përtej Atlantikut, kushtet e thatësisë kanë përkeqësuar sezonin e zjarreve në Amerikën e Veriut. Në fund të qershorit, një monitor rajonal raportoi kushtet e thatësirës në 22% të Meksikës, 34% të Kanadasë (përjashtuar Nunavut) dhe 27% të Shteteve të Bashkuara, duke prekur gjithsej rreth 60 milionë njerëz, me zonat më të goditura në pjesët perëndimore të kontinentit.
Shumë zjarre të mëdha po digjen në këto zona, përfshirë shumicën e 714 zjarreve aktive në Kanada, duke sjellë cilësi të dobët të ajrit dhe dukshmëri të ulët. Një vlerësim i thatësisë në Kanada tregoi se rajonet lindore ishin kryesisht të kursyera në fund të qershorit. Megjithatë, reshjet në atë zonë kanë qenë ndjeshëm më të ulëta se mesatarja që nga fillimi i verës. Tani, me temperatura 10-15 gradë më të larta se normalja në disa pjesë të lindjes, ka një shqetësim në rritje për mungesën e ujit dhe zjarret e reja./E.T