Përmes një postimi në Instagram, Braçe komenton situatën, denoncon dhe jep edhe pamjet e realitetit atje, ku ndër të tjera thekson se në Tiranë po nuk u çmende është fat.
Deputeti socialist Erion Braçe, e ka nisur ditën sot me një ‘zile alarmi’ për gjendjen në Selitë. Ndotja masive me plehra apo hedhja e mbetjeve inerte, kryesisht pranë Qendrës Shëndetësore, Postës e Kopshtit nr.4, e ka indinjuar së tepërmi.
Postimi i plotë:
“Në këtë qytet po s’u çmende është fat!
Në mes të Selitës, papërgjegjshmëri e Bashkisë që insiston të mbaj koshat e plehrave në derë të Qendrës Shëndetësore, Postës e Kopshtit 4.
Papërgjegjshmëri e njerëzve që vijnë e hedhin mbetjet inerte të punimeve në shtëpitë e tyre këtu!
Në këtë qytet është e kotë të shqetësohesh, angazhohesh, flasësh sepse gjithkush me shumë pushtet-për të vendosur për koshat, me pak pushtet-për të hedhur mbetjet e veta, nuuuuuuuuk dëgjon”./kb