Moment historik për futbollin shqiptar, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 11 shtator, Tirana do të mirëpresë mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Organi më i lartë drejtues i futbollit europian do të zbarkojë për herë të parë në kryeqytetin shqiptar, në një takim zyrtar ku pritet të merren vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbollit.

Ky është një moment historik për Federatën e Futbollit dhe për Shqipërinë, që për herë të parë pret një mbledhje të këtij niveli të lartë ndërkombëtar.

Agjenda dhe temat që do të diskutohen gjatë mbledhjes do të bëhen publike disa ditë përpara eventit, përmes një komunikimi zyrtar për mediat dhe opinionin publik.

Shqipëria ka qenë edhe më herët mikpritëse e aktiviteteve të rëndësishme të UEFA-s, si mbledhja e Komitetit HatTrick, takimi i 11 federatave të Europës Juglindore, mbledhja e panelit Grassroots, ajo për Qëndrueshmërinë Mjedisore dhe Përgjegjësinë Sociale (SES), si dhe mbledhja e Komitetit të Medias së UEFA-s./e.t

Të fundit

Homazhe për Dhimitër Anagnostin, miq, kolegë e politikanë përulen para regjisorit të madh

Aktorë, kolegë, miq dhe politikanë po marrin pjesë në homazhet e lamtumirës për mjeshtrin e madh të kinematografisë shqiptare,...

Homazhet për Dhimitër Anagnostin, Rama nderon ikonën e artit shqiptar në TKOB (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ishte mes personaliteteve që morën pjesë në homazhet e organizuara në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit për t’i dhënë lamtumirën...

PD kundërshton certifikimin e rezultatit të 11 majit, Kolegji Zgjedhor cakton relatoren

Partia Demokratike ka ankimuar ditën e djeshme aktin e fundit të Komisionit Rregullator të KQZ-së, që lidhet me certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve...

Kliket e adoleshentëve: Stefën Shore shndërroi në magji përditshmërinë e Nju Jorkut

Para se të gjente famën në moshën 17 vjeçare duke fotografuar “Factory”-n e Andy Warhol-it, Shore endet në qytet me aparatin e tij. Ai...

Ilir Meta kërkon lirinë, caktohet seanca e radhës në Apelin e GJKKO-së

Seanca e radhës për shqyrtimin e ankimimit të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të mbahet më 8 shtator në orën 10:00...

Lajme të tjera

Web TV